Lumi i thellë

Danubi.



Rrëshqet ngadalë drejt detit të pafund
me gurgullimë të mbytur
si zë i shterrur i mordjes.

– Është lutje e moçme për një katarakt
pëshpëritin të trandurat fusha për anë.

Lart, në majet e veta yjet qeshin e luhaten.