Lumezi kërkon zbatimin e ligjit nga kandidatë që dhanë provimin e Jurisprudencës

Sot në Prishtinë u certifikuan 69 kandidatë të cilët kanë dhënë provimin e Jurisprudencës.




Atyre me një fjalë iu drejtua edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai tha se për të arriturat deri këtu, kandidatët kanë kaluar nëpër sfida të shumta dhe jo të lehta

«Ajo që duhet të jetë në qendër të vëmendjes së aktivitetit tuaj është pikërisht karriera profesionale në funksion të ligjit, sot këtë e perceptojnë pa mëdyshje edhe shoqëria civile, mediet por edhe qytetarët e vendit tonë» tha Lumezi , njofton kumtesa nga Kryeprokuroria e Shtetit.

Dhënia e provimit të Jurisprudencës tregon për përgatitjen tuaj profesionale e cila është shumë e rëndësishme dhe jep mundësinë për përfshirjen tuaj brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial, vendimmarrja juaj për tu orientuar kah sistemi gjyqësor dhe prokurorial do të jetë shumë e vlerësuar edhe nga ana jonë, tha Lumezi, transmeton Koha.net.

Gjykatat dhe prokuroritë janë institucionet ku një profesionit i drejtësisë mund të jep kontributin më të madh, sepse brenda këtyre institucioneve ka sfida të përditshme dhe janë arena ku përballen përditë me pretendimet e palëve me procedurë.

Ligjet të cilat ju do ti zbatoni janë forca që e bëjnë njeriun të ngrejë kokën mbi mbijetesën e thjeshtë, të kërkoj e të jetë pronar, të zhvilloj dijen dhe ti gëzohet ekzistencës për të aspiruar më për shumë, ka përfunduar Kryeprokurori Lumezi.