Lum ata që mbjellin e nuk korrin




Lum ata që mbjellin e nuk korrin
sepse ata larg do të mbërrijnë.

Lum ata që janë zemërgjerë,
madhështia e rinisë së tyre
shtoi dritën e ditëve dhe rrezet e tyre
dhe ato lanë stolitë në udhëkryq.

Lum fodullët, fodullëku i së cilëve
tejkaloi kufijtë e shpirtit të tyre
dhe u bë modesti e bardhësisë
pasi ylberi u ngjit në re.

Lum dijetarët, zemra e të cilëve nga shkretëtira buçet
dhe në buzët e saj lulëzon qetësia.

Lum ata, sepse do të pranohen
në zemër të botës
të mbështjellë nga palltoja e heshtjes
dhe viktimë do të jetë ligji i tyre, pa fjalim.

Përktheu nga gjermanishtja:
Enver ROBELLI

*Poet hebraik.