Lule mbi varr




Mesnatë, nesër kur të zbadhet fush` shkretë,
Do nisem. Se më pret,edi që jam vonuar;
Do shkonj nga pylli dhe mali përpjetë;
Më tepër s`munt të pres lark teje i mërguar.

Do të bares me sytë në kujtimet kridhur
Pa par` asgjë, pa ndjer` asnjë shamatë;
I vetëm, i panjohur, krusur, duar-lidhur,
Vrerosur, edhe dita do të më bëhet natë.

S`kam për të par` as perëndimin ar` e zjarr
As lundrat me pëlhura tutje në luginë,
Dhe kur t`arrinj, më gjunjë do të vë mi varr
Një tufë lule besilok e trëndelinë.

Përktheu: Namik Namazi