Luginës




Kjo luginë
ishte ëndërr
e Huan Ramos, kjo luginë
ku fshehtaz rrjedh
Aniene,
ku plepat dhe shelgjet
me gurgullimën e ujit
bëjnë një tingull të këngëve vajtuese
dhe të pastoralave të largëta.
Kjo luginë…
Oh, çfarë dëshpërimi i luginës
mbasi e tij
ishte ëndrra!

Përktheu: Adem Gajtani