Lot të ngrirë




Pika të ngrira loti
Nga faqet rrëshqasin poshtë
E un as s’e kuptoj
Se paskam qarë me lot!

Oh lot, o lotët e mi
Që qenkeni kaq të vakur,
Sa shpejt u ktheki në akull
Si vesa ndaj të zbardhur!

Kur dolët nga i nxehti burim
I gjoksit tim përvëluar,
Kujtoja se akullnajat
Do kishit për t’i copëtuar.

Përktheu: Ardian KLOSI