Lopa, dhia, dela dhe aslani

Andon Zako-Çajupi.



Mos bëjë kurrë njeri
me të mëdhenj shoqëri.

Lopa, delia dhe dhia
e bënë shoq me aslanë,
u ndanë nga bakëtia
dhe për gja një ditë vanë.
Kur runë ndë një përrua,
aslani thotë: «Qëndroni!»
Dhe ndënji pak u mëndua.
«O shokë, thirri, ndëgjoni:
ç’më duetë gjau mua?
Lopa, delia dhe dhia
janë mjaft, të tjera s’dua!»
Dhe i çau që të tria.