Londra ndihmoi në bashkimin e ATK-s dhe të Doganës

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot ambasadorin e Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell, më të cilin diskutoi për procesin e themelimit të Agjencisë për Tatime dhe Doganë të Kosovës (ATDK), si një ndër prioritetet e Kosovës në Programin Qeverisës 2015-2018, njofton kumtesa nga MeF, transmeton Koha.net.

????????????????????????????????????



Hoti duke falënderuar Ambasadën e Britanisë së Madhe e në veçanti Ambasadorin O’Connell për ndihmën e dhënë në procesin e bashkimit të ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme, e njoftoi atë edhe me procesin e deritanishëm në themelimin e kësaj Agjencie dhe për hartimin e draftit të Ligjit për Agjencinë për Tatime dhe Doganë e Kosovës, dhe për konsultimet e deritanishme me të gjitha palët e interesit gjatë hartimit të këtij draft ligji dhe për proceset tjera.

Ambasadori Ruairi O’Connell shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit që ai përfaqëson për ofrimin e ndihmës dhe bashkëpunimit për Ministrinë e Financave në veçanti për themelimin e kësaj Agjencie, si një proces shumë të rëndësishëm sidomos në reformën e administratës publike.