Lokacioni për Ambasadën e Shqipërisë – peng i mosmarrëveshjeve partiake

Komuna e Prishtinës nuk ka arritur ta përmbushë synimin që Ambasadës së Shqipërisë t`ia ndajë parcelën për ngritjen e objektit përpara mbledhjes së përbashkët të Qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare, e paraparë të mbahet më 3 qershor, shkruan sot Koha Ditore.




Seanca e dështuar e së martës nuk dihet kur do të mundë të mbahet me të njëjtën pikë të rendit të ditës. Megjithëse Komiteti për Politikë e Financa mbanë mbledhje sot (e enjte), në rend dite nuk ka ndonjë pikë për këtë çështje.

Komuna ka synuar që nëpërmjet një vendimi të KK-së, ta ndryshojë vendimin me të cilin Ambasadës së Shqipërisë i caktohet lokacioni ndërtimor në Sofali. Me kërkesë të kësaj të fundit, komuna ka vendosur që lokacioni i ri të jetë në lagjen «Lakrishtë», ku LDK-ja pretendonte se i është ndarë më herët për seli të saj.