Lodhja – sinjalet dhe pasojat




Kush punon shumë gjatë ditës, është e arsyeshme të jetë i lodhur në mbrëmje. Çlodhja dhe fjetja ndikojnë që ditën e ardhshme të jeni i qetë. Ndjenjat e vazhdueshme të lodhjes janë megjithatë sinjale të trupit që diçka nuk është në rregull, andaj rekomandohet ndihma e mjekut.

Bedri-1-224x300

Bedri KRASNIQI

Ndjenjën e lodhjes e njeh secili. Shumica e njerëzve janë me arsye të lodhur, pas aktiviteteve sportive, nga një ditë e ngarkuar në punë etj. Lodhja trupore është diçka e zakonshme. kështu që nevoja për të pushuar është e patjetërsueshme dhe e natyrshme. Kjo dukuri është një ndjenjë që mund të jetë shqetësuese, por ajo është një mekanizëm shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit.

Ndjenjat e herëpashershme të lodhjes për një periudhë të shkurtër kohore nuk duhet doemos të konsiderohen shqetësuese. Është normale që nganjëherë të ndihemi të rraskapitur, ose të na mungojë interesi për aktivitete të ndryshme. Por, nëse lodhja është e vazhdueshme, atëherë ajo mund të jetë sinjal për trupin, apo për gjendjen psikike, e cila nuk duhet në asnjë mënyrë të injorohet. Prandaj, me çdo kusht kërkohet konsultimi me mjekun.

Kur mund të konsiderohet lodhja si sëmundje?

Të gjithë ata që në mënyrë të vazhdueshme e ndiejnë veten të lodhur e të rraskapitur, ose kanë humbje peshe, apo dhimbje lokale, një gjendje të tillë duhet patjetër ta marrin seriozisht. Lodhja mund të jetë pasojë e mungesës së vitaminave, hekurit, apo mineraleve të ndryshme. Ndonjëherë shenjat e lodhjes mund të kenë bazë psikike.

Lodhja nga mënyra jo e shëndetshme e jetës

Mënyra e të jetuarit jo të shëndetshëm, si mosnjohja e mjaftueshme e kufijve truporë e psikikë, puna e tepruar, ushqimi jo i shëndetshëm, fjetja jo e mjaftueshme, mungesa e lëvizjeve në ajër të pastër, konsumimi i tepruar i alkoolit dhe i duhanit, si dhe faktorët e ndryshëm të stresit, janë shkaqe potenciale të lodhjes. Për ta evituar një gjë të tillë duhet medoemos të ndryshohet mënyra e të jetuarit.

Si të çlodhemi?

Një jetë e rregulluar, ritmike, me ushqyeshmëri të rregullt, me pauza të shkurtra të çlodhjes gjatë ditës, ndihmojnë shumë për t’u çlodhur. Gjumi i mjaftueshëm ndikon në forcimin e imunitetit dhe në çlodhjen fizike e psikike. Mesatarja e kohës së gjumit për të rriturit është shtatë deri nëntë orë, kurse për fëmijët minimumi është dhjetë orë. Në raste kur është e mundur, gjumi i mesditës ndikon pozitivisht për çlodhje gjatë pjesës së mbetur të ditës. Rekomandohet të kemi kujdes me ushqimin – të konsumojmë sa më pak sheqer, yndyrë, kafeinë dhe alkool. Duhet të hamë sa më shumë pemë e perime, si dhe të pimë sa më shumë ujë. Lëvizjet e mjaftueshme – shëtitjet në ajër të pastër, si dhe absorbimi i rrezeve të diellit, përveç që janë të shëndetshme, ndihmojnë gjithashtu për t’u çlodhur.

Bën mirë të «dëgjohen» sinjalet e trupit dhe të respektohen ato, kështu mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të shumta.Kush punon shumë gjatë ditës, është e arsyeshme të jetë i lodhur në mbrëmje. Çlodhja dhe fjetja ndikojnë që ditën e ardhshme të jeni i qetë. Ndjenjat e vazhdueshme të lodhjes janë megjithatë sinjale të trupit që diçka nuk është në rregull, andaj rekomandohet ndihma e mjekut.

Bedri-1-224x300

Bedri KRASNIQI

Ndjenjën e lodhjes e njeh secili. Shumica e njerëzve janë me arsye të lodhur, pas aktiviteteve sportive, nga një ditë e ngarkuar në punë etj. Lodhja trupore është diçka e zakonshme. kështu që nevoja për të pushuar është e patjetërsueshme dhe e natyrshme. Kjo dukuri është një ndjenjë që mund të jetë shqetësuese, por ajo është një mekanizëm shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit.

Ndjenjat e herëpashershme të lodhjes për një periudhë të shkurtër kohore nuk duhet doemos të konsiderohen shqetësuese. Është normale që nganjëherë të ndihemi të rraskapitur, ose të na mungojë interesi për aktivitete të ndryshme. Por, nëse lodhja është e vazhdueshme, atëherë ajo mund të jetë sinjal për trupin, apo për gjendjen psikike, e cila nuk duhet në asnjë mënyrë të injorohet. Prandaj, me çdo kusht kërkohet konsultimi me mjekun.

Kur mund të konsiderohet lodhja si sëmundje?

Të gjithë ata që në mënyrë të vazhdueshme e ndiejnë veten të lodhur e të rraskapitur, ose kanë humbje peshe, apo dhimbje lokale, një gjendje të tillë duhet patjetër ta marrin seriozisht. Lodhja mund të jetë pasojë e mungesës së vitaminave, hekurit, apo mineraleve të ndryshme. Ndonjëherë shenjat e lodhjes mund të kenë bazë psikike.

Lodhja nga mënyra jo e shëndetshme e jetës

Mënyra e të jetuarit jo të shëndetshëm, si mosnjohja e mjaftueshme e kufijve truporë e psikikë, puna e tepruar, ushqimi jo i shëndetshëm, fjetja jo e mjaftueshme, mungesa e lëvizjeve në ajër të pastër, konsumimi i tepruar i alkoolit dhe i duhanit, si dhe faktorët e ndryshëm të stresit, janë shkaqe potenciale të lodhjes. Për ta evituar një gjë të tillë duhet medoemos të ndryshohet mënyra e të jetuarit.

Si të çlodhemi?

Një jetë e rregulluar, ritmike, me ushqyeshmëri të rregullt, me pauza të shkurtra të çlodhjes gjatë ditës, ndihmojnë shumë për t’u çlodhur. Gjumi i mjaftueshëm ndikon në forcimin e imunitetit dhe në çlodhjen fizike e psikike. Mesatarja e kohës së gjumit për të rriturit është shtatë deri nëntë orë, kurse për fëmijët minimumi është dhjetë orë. Në raste kur është e mundur, gjumi i mesditës ndikon pozitivisht për çlodhje gjatë pjesës së mbetur të ditës. Rekomandohet të kemi kujdes me ushqimin – të konsumojmë sa më pak sheqer, yndyrë, kafeinë dhe alkool. Duhet të hamë sa më shumë pemë e perime, si dhe të pimë sa më shumë ujë. Lëvizjet e mjaftueshme – shëtitjet në ajër të pastër, si dhe absorbimi i rrezeve të diellit, përveç që janë të shëndetshme, ndihmojnë gjithashtu për t’u çlodhur.

Bën mirë të «dëgjohen» sinjalet e trupit dhe të respektohen ato, kështu mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të shumta.