Lodhja

Ilustrimi: Shutterstock



Qëmoti po përpiqem
ty një emër të ta gjej, kundërshtari im:
ti ma vë zgjedhën, thesin e plogët me zall, çekanin tënd të topitur,
ti më bën skllav.

Ty të bart me vete nga ara te gjella e mbrëmjes,
barrën tënde ndjej
kur hëna shfaqet dhe lakuriqi i natës fluturon.
Të tjerët pranë pellgut më quajnë ëndërrimtar
ndërsa qafa ime përkulet drejt teje
fare pranë disfatës.

Përktheu: Enver ROBELLI

Rainer Brambach u lind më 22 janar 1917 në Basel. Ishte poet, prozator, kopshtar, piktor. Vdiq më 1983 në Basel.