Lloji njerëzor

Raymond Queneau.



Lloji njerëzor më ka dhënë
Të drejtën të jem i vdekshëm
Detyrën të jem i qytetëruar
Vetëdijen njerëzore
Dy sy që nuk shohin aq mirë
Hundën në mes të fytyrës
Dy këmbë dy duar
Të folurit
Lloji njerëzor më ka dhënë
Babanë dhe nënën
Ndoshta dhe vëllezër nuk i dihet
Kushërinj sa s’ka të numëruar
Dhe stërgjyshër
Lloji njerëzor më ka dhënë
Tri cilësitë e tij
Ndjenjën zgjuarsinë dhe vullnetin
Çdo gjë me përkorje
Lloji njerëzor më ka dhënë
Gjithçka që ta ndiej veten të kënaqur.

Përktheu: Anton Papleka