«Lista Sërpska»: Ndjekim politikën e Beogradit

Kryetari i «Listës Sërpska», Aleksandar Jablanoviq, ka deklaruar të dielën se Grupi Parlamentar në Kuvendin e Kosovës i kësaj liste funksionon i bashkuar, dhe ka porositur se «Listës Sërpska» është «e vendosur që të ndjekë dhe të përcjellë politikën e Beogradit».




Jablanoviqi, i cili foli në një konferencë për gazetarë të mbajtur në Beograd, tha se «Lista Sërpska» edhe më tutje qëndron në ato parime mbi të cilat edhe është themeluar, e kjo është «të zbatojë politikën e Qeverisë së Serbisë në segmente e rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë tonë në Kosovë dhe Metohi», shkruan sot Koha Ditore.

«Çka do që kryeministri Vuçiq të dakordojë në lidhje me statusin tonë dhe të ardhmen e serbëve në Kosovë dhe Metohi, atë do ta zbatojmë dhe respektojnë pa marrë parasysh nëse kjo është dakorduar në Bruksel apo në ndonjë vend tjetër», ka thënë Jablanoviqi.

Jablanoviqi ka thënë edhe se, kur janë është fjala për politikën dhe synimet e «Listës Sërpska» janë të gjithë të bashkuar, ndërsa problemet që janë nxjerrë në opinion janë të sajuara.