Lisat

Foto: Shutterstock



Nga kopshtet vij tek ju, o bij të malit!
Nga kopshtet ku natyra rron e qetë e shtëpiake,
Kujdesur e mirëmbajtur me njerëzit e zellshëm bashkë.
Po ju, ju madhështoret! Ngriheni si një popull titanësh
Mbi botën e butë dhe i takoni veç vetes e qiellit,
Që ju ushqen e ju rrit, dhe tokës që ju lindi.
Askush prej jush s’ka shkuar ende në shkollën e njerëzve.
Ju ngriheni të gëzuar e të lirë, nga rrënjët e fuqishme
Mes njëri tjetrit përpjetë dhe kapni, si shqipja prenë,
Me krahët vigane hapësirën dhe kundër reve
Drejtohet gazmore e madhështore kurora juaj diellore.
Një botë është secili prej jush, si yjet e qiellit
Jetoni ju, secili një zot, në shoqëri të lirë sëbashku.
Të mundja ta duroja skllavërinë, s’do ta kisha zili
Këtë pyll dhe do t’i përshtatesha me qejf jetës shoqërore.
Të mos e kisha zemrën të lidhur te kjo jetë,
Që nga dashuria s’të lëshon, sa me qejf do banoja mes jush.