VV konfirmon: Presioni qytetar liroi Albin Kurtin!

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar para pak sekondash lirimin e Albin Kurtit.




«Presioni qytetar liroi Albin Kurtin. Presioni qytetar do ta ndal «Zajednicën»», thuhet në njoftimin e VV-së.

Burime të Koha.net bëjnë me dije se ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, është liruar nga arresti.

Ai është liruar në procedurë të rregullt.