Liria në vendin që s'e njeh luftën tash 200 vjet

Stockholmi ka kohë që ia ka mësyrë të shndërrohet në një qytet ku kufijtë e lirisë marrin krejt tjetër kuptim. Me «Pride Parade» provon t’i lëvizë edhe më tej. Për pak vite, ndryshimet në këtë vend kanë qenë të shpejta e të mëdha. Por aktivistët theksojnë se ka ende për t’u bërë deri në respektimin e të drejtave të plota të njeriut. E beteja për to është më e lehtë në kryeqytetin e një vendi që s’ka pasur luftë tash e dy shekuj  

Nga Shaban MAXHARRAJ 

«Tack» që do të thotë «faleminderit» në suedisht, është fjala që Kebeieda, konduktori i tramvajit të linjës numër 7, e cila kalon nëpër qendër të Stockholmit, e përsërit pas çdo skanimi të biletave. Nuk e ka problem të flasë, sepse ndihet i lirë.

«Këtu kam gjetur lirinë që nuk ma ofron vendi im, Etiopia», thotë ai derisa qeshet. Shkon rrallë në Etiopi dhe këtë për të vizituar të afërmit e tij.

«Është vështirë të përmirësohet gjendja atje sherri i skandaleve politike», thotë etiopiani që tash e 30 vjet jeton në kryeqytetin suedez. Por ka një vërejtje edhe për Stokholmin.

«Halli i vetëm këtu është që dimrit goxha i ashpër», thotë ai. Liria të cilën e përmend ai vërehet ende pa hipur në tramvaj. Në të dyja anët e tramvajit të kaltër valëviten flamujt me ngjyrat e ylberit. Secili mjet i transportit publik mban këta flamuj. Një gjë e tillë shihet edhe në aeroportin më të madh ndërkombëtar të Suedisë «Arlanda». «Welcome to Stockholm, a Pride City», shkruan në shumë kënde të aeroportit. E mbishkrimi ilustrohet me flamurin shumëngjyrësh të ylberit. Gjithçka frymon kësisoj sidomos gjatë kohës kur mbahet «Stockholm Pride Week» që kulmon me «Pride Parade», njëri prej parakalimeve më të mëdha në Skandinavi për të drejtat njeriut, veçmas të komunitetit LGBT. 

Marsh për ata që nuk munden 

Dita e parë e gushtit është kulmi i festës njëjavore që kurorëzohet më «Pride Parade». Qysh në mëngjes nis puna për të rrethuar me shirita rrugën në të cilën do të zhvillohet festa. Marshi më i madh në Suedi nis në orën 13:00 në sheshin «Mariatorget» që është ndërtuar më fund të viteve 1760. Aty mblidhen njerëz të moshave, nacionaliteteve e profesioneve të ndryshme. Janë plot dy orë ecje për ta mbërritur shtegun final në distriktin «Ostermal», një hapësirë ku më së shumti frekuentohet nga vizitorët të cilët shfrytëzojnë dyqanet e kësaj pjese për të marrë me vete kujtime nga kryeqyteti suedez i ndërtuar në 13 ishuj. Nga fillimi e deri në fund të dy anët e rrugës mbushen përplot me njerëz. Këtë vit, sipas llogaritjeve të organizatorëve,  plot 40 mijë njerëz kanë marrë pjesë në marsh përderisa 400 mijë të tjerë kanë qenë spektatorë. Gjithçka nis me parakalimin e katër policëve me kuaj dhe shufra një metër të gjata. E pas tyre, turma shumëngjyrëshe nis festën.

Para se të ofrohet turma pranë parkut «Berzelli», Annika Norgard, punonjëse në administratën e Transportit Publik të Stockhomin, duke u kërkuar falje të pranishmëve, mundohet që të arrijë sa më afër rrugës. Ia ha mendja se do të mund të shohë vajzën e saj tek parakalon.  

«Këtë vit vajza ime është pjesëmarrëse në këtë marsh», thotë ajo pak para se pjesëmarrësit të parakalojnë para syve të saj. Nga çehrja nuk duket fort e kënaqur.

«Është zgjedhja e saj që të bjerë në dashuri me vajzë apo djalë. Për mua është e rëndësishme që ajo të jetë e lumtur», thotë Norgard tek rrudh krahët pas këtyre fjalëve. Për të është e rëndësishme që e bija të ketë marrëdhënie të mira më atë që zgjedh të shoqërohet.

«Çështja e pranimit ose jo të komunitetit LGBT është shumë e përzier», thotë ajo. Në përshtypjen e saj shumë njerëz kanë ide konservatore për komunitetin që përbëhet nga gay, lesbiket, biseksualët dhe transseksualët.

«Mund të dëgjoni histori të ndryshme. Kur rritesh në ndonjë familje konservatore apo religjioze është më e vështirë», thotë ajo dhe menjëherë kthen kokën nga parada. Një kamion i markës «Volvo» që është i mbështjellë me flamuj shumëngjyrësh gjithandej, u prin marshuesve.  Kënga e «We are the champions»  e grupit  «Queen», është shoqëruese e krejt marshit. Të parët e marshit mbajnë në dorë sloganin «Marching for those who can’t»  që bartet nga njerëz që kanë gojën të mbyllur me shirit të zi. Ata që i prijnë marshit janë të heshtur dhe nuk vallëzojnë derisa parakalojnë. Duken tamam sikur nuk kanë mundësi të flasin se si ndihen. E pjesëmarrësit e tjerë të marshit e kanë ditën e tyre të festës. Të veshur në mënyra të ndryshme, ata vallëzojnë dhe përshëndesin shikuesit. Brohoritjet nuk kanë të ndalur nga ata që kanë dalë të ndajnë pak kohë me atë që njihet edhe si festival.

Njëri nga spektatorët që u jep përkrahje, është edhe italiani  Enrico Rizzo (29) i doktoruar në fizikë. Ka një vit që jeton në Stockholm dhe është në kërkim të një vendi të punës. Dymbëdhjetë muaj pasi është zhvendosur, ka krijuar një përshtypje të mirë për kryeqytetin suedez. 

«Në përgjithësi shoqëria suedeze në Stockholm, në këtë aspekt është shumë mendjehapur», thotë ai. Nënvizon edhe një herë se është duke folur vetëm për Stockolmin. Thotë se në raste të ndryshme i ka rënë të bisedojë me njerëz që vijnë nga pjesët e tjera të Suedisë.

«Ata  nuk kanë qëndrim të njëjtë sikurse banorët e Stockholmit sa i përket pranueshmërisë së komunitetit LGBT», thotë Rizzo. Fut në lojë edhe vendin prej nga vjen. Thotë se në Itali situata është duke u përmirësuar. Por ende mbetet problem Kisha Katolike.

«Në aspektin ligjor, me sa di, nuk është ende legale martesa midis gjinive të njëjta. Por më duket se qeveria është duke e diskutuar këtë», thotë Rizzo derisa tregon se nuk e ka ndërmend ta përcjellë «Paradën e Krenarisë» deri në fund.

Ngjyrat e ylberit dhe lufta për norma morale

Stella Hilden rreth të tridhjetave, gati sa nuk e ka përfunduar marshin. Është krejt afër distriktit të «Ostermalms». Është lakuriq në pjesën e sipërme. Gjoksin e ka ngjyrosur me ngjyra të ylberit. Ecën krejt pak para një grupi prej 15 vetash që valëvisin një flamur gjigant shumëngjyrësh që në javën e «Stockholm Pride» shihet gjithandej objekteve publike e private. Hilden është shumë optimiste se komuniteti po pranohet shumë mirë. Kjo thotë se vërehet edhe nga pjesëmarrja e pjesëtarëve të komunitetit, por edhe nga përkrahësit e «Stockholm Pride Parade»

«Mendoj që njerëzit në vendet e tjera duhet të luftojnë për të drejtat e tyre dhe gjërat pastaj mund të ndryshojnë», thotë ajo. Çuditet nga pyetja se përse ka dalë të marshojë pasi askush nuk e diskriminon që është lesbike dhe ecën pothuajse zhveshur nëpër qytet. 

«Transseksualet duhet të përkrahen ende. Qysh nga mosha 10-vjeçare marr pjesë në këtë marsh. Gjërat janë duke ndryshuar për të mirë», thotë ajo. Por prapë mendon se duhet bërë më shumë. Sipas saj, ata që duan ta ndryshojnë gjininë, diskriminohen goxha shumë. Por shton një fakt që, pos Suedisë, nuk gjendet në disa vende të tjera.

«Ndihem e sigurt duke qenë pjesë e këtij komuniteti në Stokholm», thotë ajo derisa nis të brohorasë në pak metrat që i kanë mbetur për ta përmbyllur marshin dyorësh. 

Urat e qytetit janë mbushur gjithandej nga vizitorët që me fotoaparate provojnë të kapin foto sa më të mira. Ka të tillë që kanë hipur edhe në majë të objekteve.

Por Charles Ludvig, një fotograf  21-vjeçar, ka zgjedhur që të marrë pjesë në marsh dhe nga afër të ngrij momentet e festës. Pos kësaj, ecja e tij ka edhe një tjetër qëllim: «Ec, sepse dua që njerëzit të ndihen të lirë në përcaktimin e tyre. Nuk i kanë të gjitha të drejtat», thotë ai tek shton shpejt se «çdo ditë duhet të jetë sikurse kjo e sotmja». Shoqërohet me flokëverdhën Hilda Dahlgren, një 19-vjeçare që është punonjëse në «McDonalds».  Dahlgren nuk është e pajtimit se komuniteti që ka simbol flamurin shumëngjyrësh gëzon të drejtat e plota. Shteti, sipas saj, ka bërë shumë gjëra dhe në aspektin juridik gjithçka qëndron mirë. Por ka vërejtje tek shoqëria.

«Brenda komunitetit çdo gjë është mirë, por jashtë tij nuk është edhe aq e lehtë. Pranohesh por kjo ende s’është si normë morale nga shoqëria. Në Stockholm po ashtu mbetet shumë për t’u bërë», thotë ajo. Kjo përshtypje i është krijuar edhe gazetares së Afrikës së Jugut, Pontsho Pilane, e cila punon për grupin mediatik «The Daily Vox». Ajo tregon se një natë kishte dalë t’i takonte disa miq që jetojnë në Stokholm.

«Një grup që po drekonte aty më pyeti se përse jam më Suedi. Kur i kam treguar se do të mbuloj Paradën më kanë injoruar tërësisht», thotë ajo.

Në marsh gjithmonë është pjesëmarrëse edhe politikania që në shumë raste quhet heroinë, deputetja Barbro Westerholm. Në takimin që ka me gazetarët e huaj, 82-vjeçarja Westerholm paraqitet me një xhaketë sportive. Me profesion farmakologe, thotë se arsyeja më e madhe që i ka hyrë politikës është mbrojtja e të drejtave të njeriut. Deputetja e Partisë Liberale të Suedisë rrëfen se për pesë vjet ka luftuar kundër klasifikimit të homoseksualizmit si sëmundje psikike. Kjo u tejkalua në vitin 1979.

«Asokohe homoseksualët largoheshin nga puna», kujton ajo, teksa shton që më 1994 është miratuar Ligji për pranimin e komunitetit LGBT. Por Westerholm nuk e ka ndër mend të ndalet. Thotë se ka ende shumë për t’u bërë. Përmend procedurat e adoptimit të fëmijëve. Thotë se janë shumë të vështira dhe se duhet të lehtësohen.

«Transeksualiteti lejohet prej moshës 18-vjeçare dhe është shumë të pritet deri në atë kohë», thotë ajo. Krejt kjo javë që konsiderohet edhe si java e festës së lirisë mbledh shumë të huaj në Stockholm. Ky është edhe njëri prej misioneve të «Pride Parade».

«Misioni ynë është që të kemi sa më shumë vizitorë», thotë Christina Guggenberger, menaxhere në «Stockholm Visitors Board». Ajo thotë se një nga vlerat më të mëdha të kryeqytetit suedez është mendja e hapur.

«Objektivi ynë është të kemi sa më shumë njerëz në Stockholm», përsërit ajo. Sipas Guggenbergerit, lufta nuk ka përfunduar sepse Suedia është e madhe dhe jo gjithandej ngjan sikurse në Stockholm, «aty ku liria ka kufirin vetëm nëse dikush i cenon lirinë tjetrit».

Hapja e kishës përballë  «testit me vezë»

Shenjat e lirisë së përgjithshme në Stockholm vërehen edhe tek institucionet fetare. Afër derës së kishës që gjendet jo larg «Stockhom City Hall», objekti i Qeverisë lokale, gjendet një fotografi e dy meshkujve që cilësohen si «dy Romeot». E në brendi valon flamuri shumëngjyrësh.

Pastorja Kristina Ljunggren shpjegon se Kisha suedeze, më 16 mars 2007, ka miratuar kurorëzimin për çiftet e së njëjtës gjini. Vendimi përfundimtar për miratimin e martesës mes individëve të së njëjtës gjini është marrë më 22 tetor të vitit 2009, me 176 vota pro dhe në të njëjtin vit është bërë kurorëzimi i parë. Ljunggren thotë se deri tash ka bërë disa kurorëzime. Dikur femrat nuk mund të ishin pastore. Më 1958, Qeveria kishte vendosur që edhe femrat mund të kryesonin me kishën, një punë që deri atëherë u takonte vetëm meshkujve. Sipas Ljunggren ata që thonë se Bibla nuk e lejon martesën midis personave të së njëjtës gjini e kanë gabim. Thotë se libri i shenjtë është shkruar nga njerëzit, në një kohë dhe në një shoqëri krejt tjetër. Po të lexohet strikt, sipas saj, civilizimi botëror nuk do të arrinte aty ku është sot.

«Zoti na ka dhënë dashurinë, se kë duan ne është çështje personale», thotë me bindje ajo. Por këtu shton edhe një shpjegim. Thotë se jo bash gjithkënd mund ta martojnë njerëzit.

«Dy individët që martohen duhet të jenë të barabartë me njëri-tjetrin në kuptimin e mundësisë së refuzimit apo pranimit me ‹poose ‹jo›. Për shembull një qen nuk mund të thotë ‹jo› apo ‹po›», nënvizon ajo. E për lirinë e kishës shton edhe një gjë. Tregon se kryepeshkopi i Stokholmit është gay.

«Nuk mund të thuash kështu shkruan në Bibël dhe mbaroj muhabeti», thotë Ljunggren. Sipas saj, që të jesh në shërbim të komunitetit në një institucion fetar, duhet të mbarosh studimet.

«Nuk mbaron puna kur njerëzit thonë: ‹Pata një thirrje të bëhem prijës fetar›», shton Ljunggren.

Por nuk ngjan kështu në të gjitha shoqëritë e sidomos tek ato që janë goxha të lidhura me fenë. Gazetari libanez, kryeredaktor i «The Outpost Magazine», Ibrahim Nehme, tregon se deri vonë në Liban meshkujt për të cilët dyshohej se ishin homoseksual i nënshtroheshin një testi.

«Bëhej me vezë… e merrni me mend se si», thotë ai. 

Deputetja Barbro Westerholm tregon se mungesa e lirisë e ka shtyrë një deputet-gay të Libanit të kërkojë azil në Suedi.

Një shembull interesant e jep edhe gazetarja ruse, Tatiana  Ivanova. Ajo tregon se para se të shkruajë për festën një javore të Stokholmit i duhet ta shikojë mirë Ligjin kundër propagandës për komunitetin LGBT.

«Përndryshe mund të kemi probleme», thotë ajo. Shembujt që japin anëtarët e shoqërive konservatore përplasen fort me realitetin në Stockholm. Një vajzë e gjatë e mbuluar me shami qëndron në hyrje të «Pride Park», hapësirë ku gjatë javës para se të mbahet «Pride Parade» festohet nën simbolet shumëngjyrëshe. Vajza që nuk pranon të flasë për media me arsyetimin që është në orar të punës ka për detyrë të kontrollojë ata që hyjnë për të festuar bashkë me anëtarët e komunitetit LGBT. Zgjedhja e saj është në baza vullnetare pasi krejt aktiviteti i «Stockholm Pride» organizohet nga 500 vullnetare. Që të hyhet në këtë park për ata që janë mbi moshën 26-vjeçare bileta është 800 krona që i bie 84 euro. Ndërsa ata që janë nën moshën 26 vjeçare paguajnë 52 euro.  

Menaxherja e «Stockholm Pride», Sandra Enhe, tregon se i ka rënë hise të udhëheqë ngjarjen më të madhe në kryeqytetin suedez.

«Tash jemi shumë, por gjatë dimrit mbesim vetëm 9 persona në stafin organizativ», thotë ajo derisa shton se krejt ky organizim bëhet pa pasur një zyrë.  Një ilustrim të mirë të lirisë në Suedi i bën konduktori i tramvajit, Kebeieda, kur flet për demokracinë në vendin që ka zgjedhur të jetojë dhe të atij që ka lënë. Thotë se Etiopia është katandisur. E liria përjetohet me të mbërritur në Stokholm ku pothuajse secila guidë hapet me të njëjtën fjali: «Suedia është një vend që udhëhiqet nga demokracia dhe nuk ka pasur luftë në 200 vjetët e fundit».