Liri Bekiri – Një ditë në jetën time si emigrant

Rehana DOKO

Fëmijëria ime njeh shumë ditë të veçanta. Po larg më interesante nga të gjitha është dita e parë e shkollës në Zvicër, në klasën e pestë. Ishte një mëngjes zagushie dhe unë isha vetëm nëntë, ose dhjetë vjeç. Nuk më kujtohet saktë, e mbaj mend vetëm që moti i ngjate aq shumë gjendjes sime shpirtërore. Nuk e dija çfarë më pret, ndieja njëkohësisht frikë, pasiguri dhe kureshtje. Si do të kuptohesha me fëmijët e tjerë? Nuk e dija asnjë fjalë gjermanisht. Në Ohër isha mësuar që në shkollë të shkoja me motrat e mia më të moshuara, Lindën, Mirjetën dhe Luljetën, e aty të takohesha me shokët e mi, dhe ta kaloja ditën me ta. Këtu në Meierskappel isha një i huaj, një njeri i cili nuk ka shokë. Edhe më keq: një person i cili nuk mund të ketë shokë, sepse nuk flet si ata dhe sepse thjesht është ndryshe.

Më kujtohet që unë edhe nga pamja dalloja shumë nga të tjerët. Me katër fëmijë dhe në një situatë të re në Zvicër, prindërit e mi e kishin të pamundur të na blinin petka të një cilësie të lartë. Kështu që rrija i heshtur, isha i mrekulluar nga klasa e re, me gjithë ato fotografi plot ngjyra në mure dhe i sodisja kolegët dhe koleget e klasës që njiheshin prej kohësh dhe flisnin lirshëm me njëri-tjetrin. Mësuesja kujdesej që të mos ndihesha i përjashtuar dhe, për habinë time, fëmijët e tjerë m’u qasën me shumë interes dhe kureshtje.

Atëherë nuk kishte shumë shqiptarë në Zvicër, në vitin 1985 nuk ishe njëri nga të shumtët. Ç’është e vërteta, ishte një ndjenjë e mirë të jesh ndryshe, kur e kam parasysh gjithë atë përkushtim të klasës ndaj meje. Nuk shkoi gjatë derisa lidha shoqëri me disa nga fëmijët e klasës. Merreshim vesh me gjeste dhe me tundje koke. Arsyeja përse unë që në orët e para munda të bëj shokë qëndron pa dyshim aty se ne fëmijëve nuk na duheshin shumë llafe për t’u marrë vesh. Na shërbente thjesht loja dhe zgërdhirja.

Mësimi zgjati deri në orën tre pasdite. Në mëngjes e njoha atmosferën dhe shkollën zvicerane, për mua të re; nga mësimi nuk munda të kuptoj shumë për shkak të gjuhës. Prandaj, loja e pasdites ishte aq më interesante.

Kur pasditen e vonë arrita në shtëpi, u fola motrave të mia për përvojën dhe përshtypjet e mia nga dita e parë. U tregova që mësuesja më ishte lutur të thosha «Hallo zusammen, ich heisse Liri»[*], pastaj kishte vazhduar të fliste më tej, duke më buzëqeshur gjithë kohën, ndërsa unë thjesht ia kisha kthyer buzagazin, pa e kuptuar asnjë fjalë. U fola motrave të mia për lojërat emocionuese që nuk i kuptoja tamam, sepse disa rregulla të tyre më ishin të panjohura, por që më kishin sjellë shumë kënaqësi.

Më vonë në mbrëmje, nëna u kthye nga puna; ajo nuk e pati asnjë minutë kohë të ulej e të pushonte pak, po u nis drejt e në kuzhinë për ta gatuar darkën. Gjithë kohën dëgjohej vetëm zëri im. Tregoja si më kishte kaluar dita dhe se këtu luhej ndryshe, por edhe se këto lojëra ishin shumë zbavitëse. Pastaj nëna më bindi se, herët ose vonë, edhe unë do t’i kuptoja këto lojëra dhe do t’u përshtatesha atyre. Këto fjalë, të cilat atëherë isha i ri për t’i kuptuar, më shoqëruan deri natën vonë, kur u shtriva në shtrat dhe e shtjellova edhe një herë shiritin e asaj që kisha përjetuar gjatë ditës.

Ndërkohë i kam kuptuar fjalët e saj dhe rregullat e lojës. Tani e kam krijuar rrethin tim të lojës në Zvicër. E zotëroj gjuhën gjermane dhe e kam garazhin tim të veturave në Ebikon të Lucernit. Nga një ditë shkollore si për lojë mësova të çaj me lehtësi në jetë.

[*] Tung të gjithëve, unë quhem Liri.Rehana DOKO

[*] Tung të gjithëve, unë quhem Liri.