Lipjani pastron lumenjtë për të shmangur vërshimet

Komuna e Lipjanit ka nisur hapjen dhe pastrimin e lumenjve në 5 lokalitete për të shmangur vërshimet e përmbytjet e qindra hektarëve tokë të punueshme.




Pastrimi i dheut, gërmimi dhe zgjerimi i shtratit të lumenjve ka nisur të bëhet në periferi të Lipjanit në lumin Janjevka, pastaj në Qylagë, në Sllovi, në Banullë dhe në Konjuh, shkruan sot «Koha Ditore».

Heset Sahiti, drejtor i Shërbimeve Publike në Lipjan, ka deklaruar se janë mbi 6 mijë metra lumenj që kanë nisur të hapen e pastrohen në vendet ku në të kaluarën ka pasur vërshime të mëdha.

«Në momentet kur gërmohen dhe pastrohen lumenjtë mbetjet do të barten në deponi. Ndërsa me këtë rast po tentojmë të ulim shkallën e rrezikut për vërshime e përmbytje», ka thënë ai.