Lindje dhe Perëndim

Foto: Shutterstock



Diçka u shtri në tunelin
e historisë
Diçka e stolisur, e minuar
Bartte fëmijën e tij të helmuar me naftë
Një tregtar i helmuar i këndonte
Dhe Lindja shtronte pyetje fëmijërore
Kërkonte ndihmë me zë buçitës
Ndërsa Perëndimi për të ishte
Një i urtë që kurrë s’gabon.

Por harta ka ndryshuar
Bota ka marrë flakë
Dhe Lindja e Perëndimi
Janë një varr, i bërë grumbull
Nga hiri i tyre.

Përktheu Enver ROBELLI