Limite

Jorge Luis Borges



Është një varg i Verlaine-it që nuk do ta kujtoj dot më
Është një udhë e afërt e ndaluar për hapin tim
Është një pasqyrë që më ka parë për herë të fundit
Është një derë që e kam mbyllur gjer në fundin e botës,
Mes librave, në bibliotekën time (i kam ato përpara meje)
Ka ca nga to që s’do t’i hap më kurrë.
Këtë verë mbush të pesëdhjetin vit
Vdekja më zvogëlon paprerë.