Limaj të gjitha pasuritë i ka të përbashkëta, personale vetëm kredia

Kryetari i Nismës për Kosovë dhe deputeti i kësaj partie, Fatmir Limaj posedon një pasuri të madhe, por asgjë nuk ka në pronësi personale.




Pasuritë e paluajtshme që i ka deklaruar në Agjencionin Kundër Korrupsion të Kosovës, ai i ka në pronës të përbashkët. Dy banesa kanë vlerë 150 mijë euro, një shtëpi banimi ka vlerë 250 mijë euro, kurse një tokë me sipërfaqe 13.10 hektarë ka vlerë 500 mijë euro, transmeton Koha.net.

Ai ka një veturë AUDI A6, në vlerë 30 mijë euro, që e ka blerë nga shitja e veturës paraprake. Limaj nuk ka deklaruar para të deponuara në institucione bankare, por ka deklaruar një kredi prej 40 mijë eurosh që e ka marrë për rregullimin e shtëpisë.

Të ardhurat vjetore të Limajt nga paga si deputet i Kosovës janë 16,524 euro, ndërsa bashkëshortja merr 5,400 euro nga paga që merr në një kompani të sigurimeve.