Limaj lë fajtore Qeverinë për ngjarjet e djeshme në Kuvend

Kreu i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj, zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës nuk po i sheh si një ngjarje e shkëputur.




Për ta kuptuar këtë realitet në të cilin ndodhet gjendja aktualisht, në “Rubikon” të KTV-së, ai ka thënë se duhet të shikuar se si erdhi gjendja deri këtu.

«Zhvillimet e djeshme janë një proces i gjatë që kanë sjell deri këtu.
Qasja e koalicionit qeveritar, arroganca, mbështetja në numra të deputetëve, loja me parlamentin dhe me procedurat, përshtatja e agjendës së Kuvendit për qeverinë, e të tjera, të gjitha këtu janë një proces që kanë bërë që gjendja të vjen deri këtu ku ka ardhur», ka thënë Limaj.