Limaj: Isë e Hashim, ose lirojeni Albinin, ose na arrestoni të gjithë opozitën

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i ka bërë thirrje kreut të Qeverisë, Isa Mustafës, por edhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçit që ta lirojnë sa më shpejt Albin Kurtin, ose në të kundërtën arrestojeni të gjithë opozitën.




«Isë e Hashim, lirone urgjent Albinin dhe mos e keqperdorni në këtë formë policinë, ose përndryshe arrestone gjithë opozitën e zërin opozitar në Kosovë. Ju jeni përgjegjësit kryesor për gjendjen në të cilën e keni sjell vendin. Ndaleni më këtë dhunë policore dhe presionin mediatik e psikologjik që po ju bëni qytetarëve të vendit», ka kërkuar Limaj.