Ligjet Kundër Korrupsion edhe në alfabetin Braille

Shoqata e të Verbërve të Kosovës, e mbështetur nga Programi anti-korrupsion i UNDP-së në Kosovë dhe Agjencia Kundër Korrupsion, do të promovojë ligjet anti-korrupsion në alfabetin Braille të enjten, më 15 tetor, me fillim në ora 10:00, në sallën Betoven të hotel Emerald, transmeton Koha.net.




Ligjet janë përgatitur në gjuhën shqipe dhe serbe dhe promovimi i tyre shënon edhe fillimin e Javës së Shkopit të Bardhë që ka për qëllim vetëdijesimin për nevojat e personave me aftësi të kufizuara në të pamë.

Kjo mbështetje mundësohet falë ndihmës bujare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).