Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë festoi dhe 7 dhe 8 Marsin




[Best_Wordpress_Gallery id=”112″ gal_title=”Lapshi”]

Festimi i 7 dhe 8 marsit – Ditës së Mësuesit dhe asaj të nënave – më së shumti i shkon Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë. Në përkujtimin e këtyre datave në Schlieren, kësaj radhe ishin të pranishëm edhe konsulli i Kosovës në Cyrih dhe drejtuesja e Qendrës Kulturore të Kosovës.

Bedri KRASNIQI

Schlieren, 8 Mars

Me rastin e festës së shpalljes së Pavarësisië së Kosovës, 7 dhe 8 Marsit, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Cyrih, së bashku me Ministrinë e Diasporës, organizuan një program  kulturor me recitime, këngë e valle shqipe.

Ceremonia filloi me intonimin e himnit kombëtar shqiptar, të cilin me dashuri e respekt e kënduan fëmijët, duke u pasuar me himinin e shtetit të Kosovës.

Pastaj fjala ju dha kryetarit të LAPSHIT-it për kantonin e Cyrihut, z.Naser Ulaj, i cili foli për festën e Pavarësisië së Kosovës, me ç’rast rëndësi të veçantë i kushtoi festës së hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë. Ai i falenderoi prindërit shqiptarë, që me gjithë obligimet që kanë, prapë e çmojnë vlerën dhe rëndësinë e mësimit në gjuhën amtare, duke i dërguar fëmijët në mësim plotësues.

Për festat në fjalë, fjalën e mori edhe Kryetari i LAPSH-it për Zvicër, z.Nexhat Maloku, i cili në një farë mënyre, luti prindërit që të dërgojnë fëmijët në mësim plotësues, sepse kjo ka një rendësi të madhe. Kështu ata do të jenë më të suksesshëm edhe në shkollat zvicerane.

Fjala ju dha edhe Konsulit të Kosovës në Cyrih, z. Islam Spahiu, si dhe ushtrueses së detyrës së Qendrës Kulturore, zj.Shukrie Ramadani, e cila i falenderoi mësusesit e shkollave shqipe dhe në shenjë mirënjohjeje u shpërnadau atyre nga një dhuratë simbolike në emër të Ministrisë së Diasporës.

Manifstimit i dhanë hijeshi fëmijët, shumë prej tyre të veshur me veshje kombtare, duke rrezatuar në sallë e skenë. Në fytyrat e gjithësecilit vërehej gëzim dhe krenari, sepse ata kishin zgjedhur të recitonin vjersha të larmishme kushtuar mësuesit, shkollës shqipe, atdheut. Ata nuk harruan t’i këndonin edhe qenies më të dashur – nënë.[Best_Wordpress_Gallery id=”112″ gal_title=”Lapshi”]

Festimi i 7 dhe 8 marsit – Ditës së Mësuesit dhe asaj të nënave – më së shumti i shkon Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë. Në përkujtimin e këtyre datave në Schlieren, kësaj radhe ishin të pranishëm edhe konsulli i Kosovës në Cyrih dhe drejtuesja e Qendrës Kulturore të Kosovës.

Bedri KRASNIQI

Schlieren, 8 Mars

Me rastin e festës së shpalljes së Pavarësisië së Kosovës, 7 dhe 8 Marsit, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Cyrih, së bashku me Ministrinë e Diasporës, organizuan një program  kulturor me recitime, këngë e valle shqipe.

Ceremonia filloi me intonimin e himnit kombëtar shqiptar, të cilin me dashuri e respekt e kënduan fëmijët, duke u pasuar me himinin e shtetit të Kosovës.

Pastaj fjala ju dha kryetarit të LAPSHIT-it për kantonin e Cyrihut, z.Naser Ulaj, i cili foli për festën e Pavarësisië së Kosovës, me ç’rast rëndësi të veçantë i kushtoi festës së hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë. Ai i falenderoi prindërit shqiptarë, që me gjithë obligimet që kanë, prapë e çmojnë vlerën dhe rëndësinë e mësimit në gjuhën amtare, duke i dërguar fëmijët në mësim plotësues.

Për festat në fjalë, fjalën e mori edhe Kryetari i LAPSH-it për Zvicër, z.Nexhat Maloku, i cili në një farë mënyre, luti prindërit që të dërgojnë fëmijët në mësim plotësues, sepse kjo ka një rendësi të madhe. Kështu ata do të jenë më të suksesshëm edhe në shkollat zvicerane.

Fjala ju dha edhe Konsulit të Kosovës në Cyrih, z. Islam Spahiu, si dhe ushtrueses së detyrës së Qendrës Kulturore, zj.Shukrie Ramadani, e cila i falenderoi mësusesit e shkollave shqipe dhe në shenjë mirënjohjeje u shpërnadau atyre nga një dhuratë simbolike në emër të Ministrisë së Diasporës.

Manifstimit i dhanë hijeshi fëmijët, shumë prej tyre të veshur me veshje kombtare, duke rrezatuar në sallë e skenë. Në fytyrat e gjithësecilit vërehej gëzim dhe krenari, sepse ata kishin zgjedhur të recitonin vjersha të larmishme kushtuar mësuesit, shkollës shqipe, atdheut. Ata nuk harruan t’i këndonin edhe qenies më të dashur – nënë.