Lëvdatë për përfaqësuesit e popullit

Aty ku sillen vërdallë përfaqësuesit e popullit: qendra e Prishtinës. Foto: Shutterstock



Kur heshtin – mendojmë se janë të ditur.
Por heshtja nuk është tabiat i tyre dot.
Mjekra e apostujve deri në gjoks u është rritur
dhe me tren udhëtojnë falas, fare kot.

I shihni si futen në parlament me nxitim.
Shihet se për të mirën e popullit vrapojnë.
E, nëse edhe pak i shoqëroni në këtë udhëtim,
atëherë do të vëreni se në restorant po shkojnë.

Në këtë botë ata vetëm shpotisë i frikësohen!
Veç gabimeve asgjë tjetër s’bëjnë ndonjëherë.
Për fat nuk janë qen të gjithë ata që lehin dhe na afrohen.
Ata zgjedhjeve u frikësohen, jo zgjedhësve të mjerë.

Në rastin më të mirë ata rreth shtatëdhjetë vjet jetojnë,
por kjo rrallë bën vaki, sepse pas çdo thinje në kokë
populli ngrihet në këmbë, njerëzit protestojnë.
Populli përherë rebelohet! Populli e ka bërë mendjen okë.

Nga gjermanishtja:
Enver Robelli