Letra që mbërrin pa adresë – me një skicë të vizatuar në zarf

«Gruaja punon në supermarket», me këtë shënim dhe një skicë, pa adresë, letra në Islandë mbërrin te pranuesi. Ku është e mundur diçka a tillë?

Pamja: «20 Minuten»

Historia e një letre po bën xhiron e botës. Një turist, i cili e kishte vizituar një fermë kuajsh në fshatin Búðardalur me 270 banorë në Islandë, dëshironte t’i bënte një kënaqësi pronarit të fermës me një letër. Duke qenë se nuk e dinte adresën, në vend të saj në zarf të letrës ai e vizaton një skicë të shtrirjes së fermës dhe bën ndonjë shënim tjetër përshkrues. Turistit nuk i është kujtuar as emri i nikoqires, kështu në vend të emrit ai shkruan: «Gruaja punon në supermarket». Dhe, letra mbërrin vërtet!

Para ca muajsh mediat zvicerane raportuan për një letër që i ishin dashur rreth një gjysmë shekulli për të arritur në vendin e adresuar. Ajo atëbotë ishte ngatërruar në sirtarët e postës dhe nuk ishte dërguar. Pas dekadash u gjend dhe megjithatë u nis dhe arriti në vendin e duhur. Shënimet e saj përbënin një dokumentim origjinal të raporteve jetësore të kohës.

Media zvicerane «20 Minuten», që raporton për këtë histori në Islandë, pyet lexuesit nëse kanë ndonjë histori të ngjashme, nëse – për shembull – iu ka arritur ndonjë letër e adresuar vetëm me llagapin e tyre, apo me ndonjë përshkrim të vendit, pa adresë. ks