Lëngu i portokallit është më i shëndoshë se vet portokalli

Kush pi më shumë lëng portalli nga çka han portokaj nuk duhet të merakoset. Sepse: Kjo bën më mirë se sa ngrënia e vetë frutit të portokallit.

Foto: Marsan / Shutterstock.com



Portokajt nuk janë thejsht të mbushur me vitamina, por përmbajnë shumë materie ushqyese. Përveç vitaminës C, ata përmbajnë edhe karotinoide dhe flavonoide, që janë antioksidantë të cilat i mbrojnë qelizat njerëzore nga efekte të dëmshme të ambientit. Lëngu i portokallit i përmban të gjitha këto, por për shkakt të përmbajtjes së lartë të sheqerit ai ka një nam të keq. Prandaj shumëkush e parapërlqen ta konsumojë vetë frutin e portokallit. Por – sipas një studimi të ri i Universitetit të Hohenheimit – me patë drejtë.

Për studimin është dashur që 12 personat e testuar të hiqnin dorë nga artikujt ushqimorë të kuq ose të gjelbërt si tomatet, karrotat apo spinaku. Me këtë duhej të sigurohej që ishin zhdukur të gjitha karotinoidet e marra deri në atë moment. Më pas, pjesëmarrësit në studim, në distancë prej dy javëve morën nga një sillë standarde me portokaj dhe një me lëng portokalli të pasterizuar. Brenda dhjetë orëve pas sillës u morën provat e gjakut dhe u kontrollua përmbajtja e karotinoidit.

Analiza tregoi që trupi i njeriut nga lëngu i portokallit merr dyfish më shumë karotinoide se nga fruti i portokallit vetë. Sipas kësaj «xhusi» është një burim më i mirë i karotinoidit se sa një portokall.

Arsyet për këtë janë dy, dhe tani pason një shpjegim paksa i specializuar. Nga njëra anë, gjatë prodhimit të lëngut materiet e patretshme, të cilat e pengojnë pranimin e karotinoidës gjatë tretjes, ndahen. Duke qenë se kjo në rastin lëngut nuk ndodh, bie përthithja e karotinoideve nga lëngu. Në anën tjetër, një rol e luan edhe konsistencae produktit. Sepse gjatë përtypjes së portokallit fruti nuk zvogëlohet kurrë i tëri. Kështu shumë qeliza ngelin dhe i përfshijnë edhe karotinoidet. Kjo e vështirëson pranimin shfrytëzimin e tyre. ks