Legjenda e murimit




I.
Ç’të ra unaza në lumë
Ty moj mikja ime

Në muret e urës do të të blatojnë
Ty moj mikja ime

Kur ngjizet guri e gjaku
Ura është më e fortë
Ti moj mikja ime

Paj ti ke një sy një dorë një sisë
T’i japësh gji amshimit

II.
Moj mike mos nusja ime
Ç’e kam zili lumin e vërshuar

Moj mike mos nusja ime
Është më e madhe besa a dashuria

Moj mike moj nusja ime

III.
Seç fryn një erë e vjeshtës
Erë e vjeshtës erë e dasmës
Ti moj korba ime

U rrit djali dy bojë njeri
Ah moj korba ime
Kur të shkel një mal dasmorë
Djali yt të lidhë kurorë
Ty moj korba ime

Paj ti ke një sy një dorë një sisë
T’i japësh gji amshimit