Legalizimi i kanabisit Britanisë i shpëton 200 milionë funte në vit

Rezulton se Britania do të shpëtojë shumë para nëse legalizon substancat narkotike.




Një studim i bërë nga qeveria tregon se duke e legalizuar kanabisin do të shpëtojë rreth 200 milionë funte për ekonominë në shpenzimet gjyqësore dhe policore.

Jo vetëm kjo, por gjithashtu mund të rrisë qindra milionë funte në taksa çdo vit, sipas studimit të bërë nga Thesari, transmeton Koha.net, dhe kjo mund të rezultojë në mënyrë direkte në uljen e borxhit kombëtar të Britanisë i cili është në total 900 miliardë dollarë.

Studimi, i urdhëruar nga partia Demokratët Liberalë (Liberal Democrats) por asnjëherë i publikuar, është bërë me qëllim që të shqyrtojë “ndikimet e mundshme fiskale për futjen e tregut të rregulluar të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar”.

Shifra prej 200 milionë funte është llogaritur duke u bazuar në statistikat për konsumimin e 216 tonëve të kanabisit në Britani të Madhe vitin e kaluar, nga 2.2 milionë njerëz të moshës 16 deri 59 vjeç të cilët vetëm e kanë provuar.

«Kanabisi është provuar dhe testuar nga dhjetëra miliona njerëz për 5000 vjet. Nëse do të kishte probleme me kanabisin natyral atëherë kjo do të ishte e qartë shumë kohë më parë, por e tëra çfarë kemi është ky mur i refuzimit nga qeveria e cila është e frikësuar nga kjo temë», ka thënë Paul Flynn, deputeti i partisë Laburiste në Britani.

Kanabisi aktualisht është një drogë e kategorisë së dytë.

Partia Demokratët Liberalë historikisht ka mbështetur liberalizimin e ligjeve të drogës.