Largohet nga Zvicra për abuzim seksual

Kosovar 53-vjeçar për shkak të abuzimeve të përsëritura seksuale me fëmijë, duhet ta lëshojë Zvicrën. Ai ankohet, por pa sukses – njofton Neue Luzerner Zeitung.

Pas 30 vitesh qëndrim në Zvicër, burri nga kantoni i Aargaut duhet ta lëshojë atë. Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me fëmijët e të dashurës së tij. Burri në Zvicër ka ardhur në vitin 1986, ku në fillim ka punuar si sezonier, pastaj ka themeluar firmën e tij për lyerje. Ai, rrëfen media më tutje, është i martuar me një kosovare dhe ka dy fëmijë. Në vitet 1990 deri 2013 është dënuar disa herë për prishje të qetësisë në shtëpi, dëme të ndryshme, tejkalim të shpejtësisë në trafik, sepse i ka dhënë veturës në gjendje të dehur dhe për ngacmim seksual.

Në dhjetor të 2013-tës, Gjyqi i Lartë në Aargau e dënoi për veprime të përsëritura seksuale me fëmijë me dy vite e gjysëm heqje lirie. Ai i ka vuajtur vetëm dy vite. Sipas gjyqit, burri për dy vite rrjesht kishte mëkatuar seksualisht me fëmijët e dashnores, me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore. Ai paskësh shfrytëzuar rolin e tij si «zëvendësues i babës» dhe e ka shpërdorur besimin e fëmjëve, përkatësisht të partneres së tij. Burrit i ka interesuar thjesht të kënaqte epshet e tij, e citon media vendimin e gjyqit.

Para rreth një viti, Enti për Migracion dhe Integrim i Aargaut ia ka tërhequr kosovarit dokumentin e qëndrimit në Zvicër. Burri u ankua në Gjyqin Federal se vendimi qenkësh joproporcional – ai jeton prej 30 vitesh në Zvicër dhe kthimi në Kosovë nuk është i drejtë. Gjyqi e ka refuzuar ankimin e tij dhe sipas gjykatësit ekziston një bazë ligjore për largimin e tij. Sidomos pas gjithë atyre gjykimeve, të cilat nuk kishin pasur efekt. Media raporton se ai nuk ka treguar pendim në gjyq. Firmën që ka, sipas gjyqit, ai mund ta shesë dhe përvojën e tij ta zbatojë në vendlindje. Ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij, nëse dëshirojnë, mund të vazhdojnë të jetojnë në Zvicër.