Lansohet iniciativë për ndalimin e burkës në Zvicër




Komiteti i SVP-së së Egerkingenit këto ditë dorëzon iniciativën për ndalimin e mbulimit në Zvicër.

Për Komitetin e SVP-së rreth këshilltarit nacional Walter Wobmann është e qartë: mbulimi i fytyrës duhet të ndalohet! Iniciativa për ndalimin e mbulimit dorëzohet këto ditë. Teksti i kësaj iniciative mbështetet në kërkesën polpullore, e cila u miratua nga popullata e Tessinit në vitin 2013.

Iniciativa e ndalon mbulimin e fytyrës për çfarëdo arsye që të jetë, kanë sqaruar entuziastët e Komitetit të SVP-së së Wobmannit në Egerkingen në një komunikatë. Ky është i njëjti komitet që kishte lansuar edhe iniciativën për ndalimin e minareve në Zvicër.

Për sa i përket tekstit inicial të Tessinit, të cilit i referohet Komiteti i SVP-së së Egerkingenit, ai nuk fliste në mënyrë eksplicite për bukrkën – mbulimin e gjith trupit dhe ‹nikabin› – mbulimin e fytyrës. Ajo shprehej në përgjithësi për ndalimin e mbulimit të fytyrës në rrugët, sheshet dhe transportin publik. Duke i përjashtuar institucionet fetare, raporton Tages Anzeiger.

Komiteti i Egerkingenit e ka pikërisht mbulimin religjioz në fokus. Kjo për medien është një sekret i hapur. Strukturat paralele, të cilat janë të orientuara nga sheriati, nuk kanë vend në Zvicër, citohet komunikata e Komitetit.

Sipas këtij grupi, në epokën e terrorizmit të IS-it nuk duhet lejuar që popullata të ballafaqohet me njerëz të mbuluar, qoftë edhe për shkak të kujdesit elementar për sigurinë.

Mbledhja e nënshkrimeve për iniciativën parashihet të fillojë këtë pranverë. / ksKomiteti i SVP-së së Egerkingenit këto ditë dorëzon iniciativën për ndalimin e mbulimit në Zvicër.

Për Komitetin e SVP-së rreth këshilltarit nacional Walter Wobmann është e qartë: mbulimi i fytyrës duhet të ndalohet! Iniciativa për ndalimin e mbulimit dorëzohet këto ditë. Teksti i kësaj iniciative mbështetet në kërkesën polpullore, e cila u miratua nga popullata e Tessinit në vitin 2013.

Iniciativa e ndalon mbulimin e fytyrës për çfarëdo arsye që të jetë, kanë sqaruar entuziastët e Komitetit të SVP-së së Wobmannit në Egerkingen në një komunikatë. Ky është i njëjti komitet që kishte lansuar edhe iniciativën për ndalimin e minareve në Zvicër.

Për sa i përket tekstit inicial të Tessinit, të cilit i referohet Komiteti i SVP-së së Egerkingenit, ai nuk fliste në mënyrë eksplicite për bukrkën – mbulimin e gjith trupit dhe ‹nikabin› – mbulimin e fytyrës. Ajo shprehej në përgjithësi për ndalimin e mbulimit të fytyrës në rrugët, sheshet dhe transportin publik. Duke i përjashtuar institucionet fetare, raporton Tages Anzeiger.

Komiteti i Egerkingenit e ka pikërisht mbulimin religjioz në fokus. Kjo për medien është një sekret i hapur. Strukturat paralele, të cilat janë të orientuara nga sheriati, nuk kanë vend në Zvicër, citohet komunikata e Komitetit.

Sipas këtij grupi, në epokën e terrorizmit të IS-it nuk duhet lejuar që popullata të ballafaqohet me njerëz të mbuluar, qoftë edhe për shkak të kujdesit elementar për sigurinë.

Mbledhja e nënshkrimeve për iniciativën parashihet të fillojë këtë pranverë. / ks