Lansohet iniciativë kundër Shengenit

Aksioni për një Zvicër neutrale dhe të rinjtë e SVP-së vijnë me një iniciativë për riinstalimin e kontrollit kufitar. Ajo bie ndesh me parimet e Shendenit.




Ideja në thelb kërkon instalimn e sërishëm të kontrollit kufitar. Dhe kjo duhet të arrihet përmes një iniciative popullore, të cilën e ka lansuar Aksioni për një Zvicër neutrale – Auns, të rinjtë e SVP-së dhe organizata «Siguri për të Gjithë». Me këtë Zvicra do të kthehej në statusin e para Shengenit, raporton NZZ. Sipas medies, Auns-i është duke menduar nga prilli i 2014-tës për këtë gjë. Tani iniciativa do të hyjë në procedurat e zakonshme, por mendohet se është e pamundur të që nënshkrimet të mbidhen para zgjedhjeve të këtij viti.

Përveç aktorëve që u përmendën, iniciativën e përkrahin edhe Lega di Ticinesi dhe Movement des Citoyens. Deputetë dhe politikanë të këtyre subjekteve do të jenë gjithashtu në komitetin e iniciantëve. Ndërkaq fakti që iniciativa po lansohet një ditë pasi Gjermania po e fut kontrollin e kufinjëve, nga deputeti Luzi Stamm, nënkryetar i komitetit të iniciativës, konsiderohet thjesht një rastësi. Por, vërejnë krerët e iniciativës, ajo nuk është «thjesht një iniciativë refugjate». Kontrolli i kufinjëve qenkësh i rëndësishëm edhe për kundër luftimin e kriminalitetit. «Kufinjtë janë esenca e shtetësisë», argumentojnë ithtarët e iniciativës nga qarqe politikanësh të djathtë.

Iniciantët e pranojnë që me këtë korpusi kufitar duhet të rritet masivisht. Ata flasin për 4’000 deri 6’000 roje kufiri, të cilët do të duhej ta ruanin atë shtatë ditë në javë për 24 orë. Sot ky numër shkon në 2’000 veta. Kurse qindra milion frangat që do të duheshin për këtë, sipas iniciaantëve, nuk do të ishin një investim i kotë. Fundja masa lidhet me kursime në fushën e azilit dhe atë sociale, si dhe në ndalimin e kriminalitetit. Por, iniciativa bie ndesh me Marrëveshjjen e Shengenit dhe të Dablinit. Kjo, vërenë media, nuk përmendet në tekstin e iniciativës. Lideri i saj arsyeton se ai nuk është i interesuar ta zhbëjë Shengenin. Nëse iniciativa mund të arrihet me gjithë këtë marrëveshje, aq më mirë. Megjithatë, edhe lëvizjet e javëve të fundit në Danimarkë, Gjermani dhe vende të tjera që kanë filluar t’i kontrollojnë vet kufinjtë e tyre, tregon kjo është e mundur me gjithë regjimin e Shengenit. ks

Foto: Shutterstock.com