Lamtumirë Baku

Foto: Shutterstock



Lamtumirë Baku! Ma s`do t`shoh me sy.
Tash helmin dhe frigën n`shpirt i kam tok.
Dhe zemra me dorë tani m`asht m`afri,
E thjesht ndjej n`vete fjalën thjesht: shok.

Lamtumirë Baku! Lamtumirë, o kangë e thjeshtë!
N`çastet e fundit edhe shokun përkëdheli…
Që koka e tij si flori trandafili resh,
T`më përkulet n`erën e jargavanit që çeli.

Shqipëroi: Ibrahim Rugova