«Lajme të rreme nga Maqedonia»

Adoleshentët në Maqedoni kanë krijuar një lloj maqine parash në iternet. Me lajme të rreme nga fushata në SHBA ata kanë gjeneruar një fitim të mirë. Raporton NZZ.

Foto: txking / Shutterstock.cm

Zgjedhja e Donald Trumpit si president të SHBA-ve i ka vënë dy vende të ish Jugosllavisë në fokus të opinionit publik. Njëri është Sevnica, në veri të Sllovenisë, vendlindja e Zonjës së Parë; tjetri Velesi jë qytet në Maqedoni. Ishte media britanike «Guardian», e cila kishte raportuar e para për një grup të rinjsh që ishin involvuar në fushatën zgjedhore amerikane, duke fituar mijëra dollarë.

Ende nuk dihet asgjë për efektin që kanë patur këta lundrues të internetit. Nuk dihet as sa para në të vërtetë kanë fituar këto filiale të internetit. Edhe për faktin sepse ata pas shërbimeve të kryera janë zhdukur nga faqja e dheut. Ajo që dihet është kjo: 140 webfaqe nga Velesi në lidhje me rrejetet sociale ishin regjistruar me emra si DonaldTrumpNews.com apo WorldPoliticus.com. Këto faqe kishin tërhequr vëmendjen e opinionit me kryetituj sensacionale dhe njoftime fiktive.

Në këto lajme thuhej se Papa iu kishte ndaluar katolikëve ta votonin Hllary Clintonin. Apo se Robert De Niro, një kundërshtar i regjut i Trumpit, ka kaluar në kampin e tij. Sigurisht ishin premtuar edhe videoregjistrime seksuale me Bill Clintonin. Google kishte plasuar publicitet në këto faqe, vlera e të cilave rritej me intensitetin e vizitorëve të tyre. Njeri prej këtyre të rinjve anonimë i ka rrëfyer një gazetari që falë të ashtuquajturit publicitet multiplikator të Facebookut, historitë më të mira ishin përhapur a komentuar deri në 500’000 herë në muaj. Kurse të dhënat e fitimit flasin për 600 deri në 5’000 dollarë në muaj. Dhe, në Maqedoni, ku papunësia e të rinjve shkon në 50 për qind dhe rroga mesatare është rreth 300 euro, këto shuma janë të konsiderueshme.

Këta të rinj, thotë raporti i gazetës zvicerane, nuk e kanë konfirmuar kurrë që fjala ishte vetëm për para, e jo edhe për politikë. Fillimisht ata kishin provuar të çanin me pohime radikale të kandidatit të majtë demokrat Bernie Sanders. Por, konditat e konsumit të përrallave të të rinjve nga Velisi i krijoi mirëfilli dueli i pistë midis Trumpit dhe Clintonit. Mirëo, këto histori nuk u shpikën në Veles, ato u sajuan nga nga faqe të së djathtës ekstreme, nga Velesi atyre vetëm iu bëhej jehonë, duke i vendosur në rrjet. Dhe, këta të rinj të Velesit nuk janë as të vetmit, as të parët në këtë marifet. Dy të rinj kanadezë kanë fituar një para të mirë me lajme spektakolare lidhur me kryeministrin Justin Trudeau.

Nga momenti kur u kuptua biznesi i këtyre të rinjve velesas, në qytet u shfaqën disa gazetarë. Por adoleshentët e internetit ishin zhdukur pa nam e nishan. Për punët e tyre, ata nuk prononcohen as në telefon. Kështu gazetarët iu qasen përshkrimeve skenike të vendit të ngjarjes. Ndër të tjeara ata rrëfejnë se aty madje as interneti nuk funsionon mirë.

Tani, vazhdon rrëfimi i gazetës zvicerane, Presidenti amerikan prodhon vetë të reja spektakolare. Pas një valë kritikash, Google dhe Facebooku i kanë ashpërsuar kontrollet, për t’i detektuar dhe fshirë lajmet e rreme në rrjet. Velesi, thotë raporti, do të zhduket përsëri nga vëmendja që ka arritur pas performansës së të rinjve të saj të zgjuar. ks