Lajiq: Marrëveshja e telekomunikacionit me Kosovën, në pajtim me statutin e ITU-së

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Serbi, Rasim Lajiq, sot ka takuar në Gjenevë sekretarin e përgjithshëm të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) Houlin Zhao me të cilin ka diskutuar marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës për telekomunikacion.

Lajiq ka thënë se Qeveria e Serbisë do të respektojë dhe zbatojë gjithçka që është dakorduar në Bruksel, sikurse që ka thënë se pret që edhe pala kosovare të respektojë dhe zbatojë në plotëni të gjitha marrëveshjet.

«Marrëveshja e arritur në lidhje me telekomunikacionin është në pajtim me statutin dhe parimet e ITU-së», ka thënë Lajiq, raporton agjencia serbe e lajmeve «Tanjug», transmeton Koha.net.

Zhao ka thënë se Serbia është faktor i pashmangshëm në këtë proces dhe se ITU-ja do të kontribuojë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.