Ky është vendi ynë

Nazim Hikmet, poet përparimtar turk.

Ky vend që i përngjan kokës së pelës,
e cila me galop erdhi nga Azia e largët
për t’u hedhur në Mesdhe,
ky është vendi ynë.

Këmbë të zbathura, kyçe të përgjakura të dorës,
dhëmbë të shtrënguar,
dhe gjithashtu një vend si një qilim i çmueshëm prej mëndafshi,
ky është ferri ynë, kjo është parajsa jonë.

Të mbyllen portat, që të tjerëve u takojnë,
dhe kurrë të mos hapen më, që – më në fund –
njerëzit të mos jenë skllevër të njerëzve,
kjo është kërkesa jonë!

Të jetojmë vetëm dhe të lirë si lisi
vëllazërisht mes lisave të malit,
kjo është ëndrra jonë!

Përktheu: Enver Robelli