Ky është bilanci i ndërmarrjeve më të mëdha të Zvicrës

Lista e ndërmarrjeve me xhironë më të madhe vjetore në Zvicër përcaktohet nga tregtarët e lëndës së parë.

Foto: Who is Danny / Shutterstock.com

Shumë nga 100 firmat më të mëdha në Zvicër vitin që shkoi kanë shënuar rënie të bilancit të qarkullimit. Ndëshkimet mesatarisht shkojnë në 3,9 për qind. Më të prekur nga rënia e qarkullimit janë tregtarët e lëndëve të para, sikurse është Vitol me minus 34 për qind, Gunvor me minus 29 për qind, Trafigura me minus 23 për qind, raporton Handelszeitung në rangimin më të fundit të fimave më të mëdha me rezidencë në Zvicër që ka bërë media. Dhe, megjithatë, në rangim dominojnë tregtarët e lëndëve të para.

Handelszeitung e publikon që nga viti 1968 rangimin e firmave më të mëdha zvicerane duke iu referuar qarkullimit vjetor. Nënse do të merrej për kriter numri i punëtorëve që angazhon një ndërmarrje, lista do të dukej më ndryshe. Momentalisht, kështu si është, firma më e madhe zvicerane është Nestlé me 335’000 punëtorë në të gjithë botën. Pas saj vjen Glencore me 156’468 të punësuar, pastaj radhitet ABB me 135’000 punëtorë. ks