Kuvendi shënon 1 Qershorin – Ditën e Fëmijëve

Të mërkurën, më 1 qershor, Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Fëmijëve. Në kuadër të saj, në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës do të mbajnë takimin e udhëhequr nga vet ata, të emërtuar «Vendosja e fëmijëve në rend të parë».




Në këtë aktivitet do të mbajë një fjalë rasti edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Fëmijët, ndërkaq, do të trajtojnë tema që lidhen me të drejtat e tyre dhe zbatimin i legjislacionit që garanton përmbushjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Ky takim shënon aktivitetin kulmor në kuadër të «Javës së fëmijëve në Kuvend», gjatë të cilës qindra fëmijë nga e gjithë Kosova kanë vizituar Kuvendin e Kosovës dhe janë takuar më përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve.

Takimi është e hapur për media.

Po në kuadër të kësaj dite, në orën 11:15, kryeparlamentari Veseli pret në zyrën e tij një grup fëmijësh me autizëm.

1 qershori është dita ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që sot të jenë të lumtur dhe ta festojnë këtë ditë me prindër. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 Qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën ditë, koinçidoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e «Anijes së Dragoit». Dy vjet më pas Festa e 1 Qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

1 qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme.