Kuvendi rimbulon muralet, tani me simbole të Kosovës

Kuvendi i Kosovës i ka mbuluar muralet me simbole të Kosovës. Ato janë zëvendësuar me piktura, njëra me Hyjneshën në fron dhe tjetra me Ujvarën e Mirushës, transmeton Koha.net.




Muralet me tabllo nga historia kombëtare, të vendosura me rastin e rinovimit të sallës dhe hollit të Kuvendit vite më parë, pas vërejtjeve të deputetëve serbë dhe pranisë ndërkombëtare qenë mbuluar me pëlhurë, të enjten e shkuar u zbuluan nga deputetët e opozitës.