Kuvendi mblidhet nesër, EULEX-i nuk është në rend dite

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të rregullt plenare në të cilën, ndonëse është pritur, nuk do të jetë në rend dite çështja e vazhdimit të mandatit të EULEX-it.

Sipas njoftimit për media të zyrës për informim të Kuvendit, agjenda e ditës do të jetë kjo:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-098 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10,
5. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave,
6. Zgjedhja e Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-077 për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve, punëkërkuesve dhe punëdhënësve,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-081 për Energjinë,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-084 për Rregullatorin e Energjisë,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-082 për Gazin Natyror
13. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,
14. Shqyrtimi i Raportit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2015,
15. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2015,
16. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë Kosovare të Pronës për vitin 2015,
17. Shqyrtimi i Raportit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2015.