Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës kërkon uljen e tarifave të sigurimit kufitar në 50 përqind




Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës reagon përmes një komunikate për media në lidhje me vendimin e Byrosë Kosovare të sigurimeve për mos zbritjen e polisës për mërgimtarët.

Javën e kaluar Byroja Kosovare e Sigurimeve ka dështuar ta aprovojë propozimin për uljen e tarifës së sigurimit kufitar për 50 përqind për mërgimtarët. Ky vendim, krejtësisht i padrejtë dhe diskriminues për mërgimtarët është i papranueshëm.

Kjo, sipas Kuvendit, tregon edhe njëherë se kompanitë e sigurimeve frikësohen nga vendimi për përgjysmimin e çmimit të sigurimit kufitar, sepse gjatë gjithë këtyre viteve ato kanë pasur vetëm fitime të pastra. Kompanitë e sigurimeve, nga polisa kufitare gjatë vitit të kaluar, kanë realizuar mbi 14 milionë euro të hyra, llogarit Kuvendi.

Iniciativa për zbritjen e kësaj tarife ishte proklamuar nga si Qeveria, Parlamenti ashtu edhe Banka Qendrore e Kosovës, duke u konsideruar si e padrejtë shuma që mërgimtarët kanë paguar me vite të tëra. Lajmi që do të zbritet për 50 përqind polisa e sigurimit për mërgimtarët, që do të thotë nga 40 euro në 20 dhe për 15 ditë – 15 euro, mbetet vetëm si deklaratë për media.

Deklaratat e Komisionit për Buxhet dhe Financa, kinse Komisioni paska vendosur që në shtator të nisin ndryshimin e këtij ligji, ku kompetencat për të vendosur për tarifa nuk do t’i ketë më Asambleja e Byrosë Kosovare të sigurimeve, tregon edhe njëherë se sa papërgjegjshëm sillen këto institucione karshi mërgimtarëve, të cilët janë Qytetarë të Republikës së Kosovës dhe kontribuesit më të mëdhenj të Ekonomisë dhe zhvillimit të saj.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës kërkon nga institucionet përgjegjëse të Kosovës të tregojnë seriozitet dhe vullnet politik – të ulen tarifat në 50 përqind para se të fillojë ardhja e mërgimtareve për pushime verore në Kosovë të punohet në mënyrë intensive me të gjithë partnerët relevant për arritjen e marrëveshjes për kartonin e gjelbër. Institucionet e Kosovës, e kanë për obligim ligjor dhe moral që të mos dëmtohen bashkatdhetarët nga politika monopoliste e grupeve të interesave, thekson komunikata e Kuvendit.Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës reagon përmes një komunikate për media në lidhje me vendimin e Byrosë Kosovare të sigurimeve për mos zbritjen e polisës për mërgimtarët.

Javën e kaluar Byroja Kosovare e Sigurimeve ka dështuar ta aprovojë propozimin për uljen e tarifës së sigurimit kufitar për 50 përqind për mërgimtarët. Ky vendim, krejtësisht i padrejtë dhe diskriminues për mërgimtarët është i papranueshëm.

Kjo, sipas Kuvendit, tregon edhe njëherë se kompanitë e sigurimeve frikësohen nga vendimi për përgjysmimin e çmimit të sigurimit kufitar, sepse gjatë gjithë këtyre viteve ato kanë pasur vetëm fitime të pastra. Kompanitë e sigurimeve, nga polisa kufitare gjatë vitit të kaluar, kanë realizuar mbi 14 milionë euro të hyra, llogarit Kuvendi.

Iniciativa për zbritjen e kësaj tarife ishte proklamuar nga si Qeveria, Parlamenti ashtu edhe Banka Qendrore e Kosovës, duke u konsideruar si e padrejtë shuma që mërgimtarët kanë paguar me vite të tëra. Lajmi që do të zbritet për 50 përqind polisa e sigurimit për mërgimtarët, që do të thotë nga 40 euro në 20 dhe për 15 ditë – 15 euro, mbetet vetëm si deklaratë për media.

Deklaratat e Komisionit për Buxhet dhe Financa, kinse Komisioni paska vendosur që në shtator të nisin ndryshimin e këtij ligji, ku kompetencat për të vendosur për tarifa nuk do t’i ketë më Asambleja e Byrosë Kosovare të sigurimeve, tregon edhe njëherë se sa papërgjegjshëm sillen këto institucione karshi mërgimtarëve, të cilët janë Qytetarë të Republikës së Kosovës dhe kontribuesit më të mëdhenj të Ekonomisë dhe zhvillimit të saj.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës kërkon nga institucionet përgjegjëse të Kosovës të tregojnë seriozitet dhe vullnet politik – të ulen tarifat në 50 përqind para se të fillojë ardhja e mërgimtareve për pushime verore në Kosovë të punohet në mënyrë intensive me të gjithë partnerët relevant për arritjen e marrëveshjes për kartonin e gjelbër. Institucionet e Kosovës, e kanë për obligim ligjor dhe moral që të mos dëmtohen bashkatdhetarët nga politika monopoliste e grupeve të interesave, thekson komunikata e Kuvendit.