Kuvendi do të mblidhet të enjten, opozita paralajmëron përsëritjen e bllokimit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar për datën 8 tetor, e enjte, zhvillimin e seancës së ndërprerë më 1 tetor.




Të enjten e shkuar, si pasojë e bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës, u ndërpre seanca e Kuvendit gjithashtu e ndërprerë më 17 shtator, ndërsa qe shtyrë edhe mbledhja e paraparë për datën 2 tetor.

Opozita edhe kësaj radhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë, por ka mbajtur një konferencë për media ku kanë deklaruara se normalitetin në Kuvend e ka shumica e jo opozita .

«Opozita nuk është ajo që po e bojkoton Kuvendin, por është koalicioni në pushtet ai që po e ngulfat dhe copëton Kosovën. Ne si opozitë përsërisim edhe një herë se tërheqja e nënshkrimeve nga Marrëveshjet për Asosiacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi zhbllokojnë Kuvendin dhe e kthejnë në normalitetet», tha shefja e Grupit Parlamentar të AKK-së, Donika Kadaj Bujupi.

Përfaqësues të Opozitës kanë mbajtur një konferencë për media. Donika Kada-Bujupi, nga AAK ka thënë se nuk do të lëshojnë pe pa u rikthyer dhe rishqyrtuar marrëveshjet e Brukselit.

«..para këtij takimi të Kryesisë ne dëshirojmë t’i bëjmë të ditur popullit se normaliteti është në duart e dy partive të pozitës, të cilat po marrin vendime të dëmshme për vendin. Ne nuk do të lëshojmë pe pa u rikthyer dhe rishqyrtuar marrëveshjet e arritura. Sot e thërrasim Qeverinë që përmes diskutimit në parlament, rishqyrtimit dhe rikthimit të këtyre marrëveshjeve ta zhbllokojnë punën në Kuvend», ka thënë ajo.

Kurse, Glauku Konjufca nga VV ka thënë se me bllokimin e sotëm të Kryesisë dhe bllokimin që po ua bëjmë seancave po përpiqemi të bëjmë me dije se nuk do të ndalemi.

«Nuk do të ndalemi deri në heqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet e dëmshme për vendin», ka thënë ai.