Kuvajti e Luksemburgu bashkënënshkruan kërkesën e Kosovës për UNESCO

Zëvendëskryeministri i Kosovës e njëherësh ministër i jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi përmes Facebook - ut njofton se në Paris sot është takuar me disa ambasadorë të vendeve anëtare të UNESCO-t në të cilin synon të anëtarësohet edhe vendi ynë. Ai po ashtu ka shtuar në kërkesën e Kosovën për anëtarësim në UNESCO janë bashkë – nënshkruar edhe dy shtete.




Thaçi ka shkruar në Facebook:

«Në Paris pata shumë takime dhe një drekë pune me ambasadorë në UNESCO. Gëzohem të raportoj që edhe dy shtete u bashkë-nënshkruan kërkesës sonë për anëtarësi, Kuvajti dhe Luksemburgu. Falënderoj shumë për përkrahjen e tyre. Jemi angazhuar në një fushatë pozitive, sistematike dhe të fokusuar në promovim të zhvillimit tonë social, kulturor dhe ekonomik. Shumica e shteteve kanë shprehur mirënjohje për qasjen tonë.»