Kush janë fqinjët më të afërt për gjermanët?

26 për qind e gjermanëve nga të gjitha vendet fqinje më të afërt ndihen me Autrinë. Zvicra nuk bën pjesë as në top-tresh. Por, si e definojnë ata veten e tyre?

Foto: fredex / Shutterstock.com

Austria është vendi me të cilin gjermanët ndihen më të afërt. Zvicra vjen në vendin e katërt, transmeton «20 Minuten» rezultatin e një humlumtimi të instititutit për hulumtimin e opinionit YouGov me porosi të agjencisë gjermane të lajmeve dpa. Thjesht: Kur i pyet gjermët e rritur se me me cilin vend fqinj ndihen personalisht më afër, shumica e përgjigjeve janë për Austrinë.

Pas 26 përqindëve që janë për Austrinë, pasojnë Holanda me 17 për qind, Franca me 13 për qind, Danimarka dhe Zvicra me nga 8 për qind, Polonia dhe Çekia me nga 3 për qind dhe Belgjika e Luksemburgu me nga 2 për qind.

Kur i pyet qytetarët se kush e përshkruan më së miri identitetin tuaj, nga 31 për qind e të intervistuarve mer përgjigjen «Unë jam gjerman». 13 për qind ndihen më të lidhur me regjionin e tyre (për shembull si «shvabë»), 12 për qind me një qytet, 11 për qind me republikën e tyre dhe nga 10 për qind pretendojnë se në radhë të parë janë «europianë» ose madje «qytetarë të botës» – kosmopolitë. Lagja apo pjesa e qytetit ku jetojnë është më e rëndësishmja për 3 për qind të të intervistuarve, kurse një vend tjetër (si për shembull Turqia) është për 2 për qind të të intervistuarve më e rëndësishmja, ndërsa dy për qind përmendin tjera gjëra, apo nuk deklarohen.

Sipas hulumtimit, një shumicë prej 61 përqindëve me «të qenët gjerman» i lidh diçka pozitive, 31 për qind diçka «shumë pozitive», ndërsa 30 për qind diçka «më shumë pozitive». 26 për qind te Gjermania sheh «diçka neutrale», 6 për qind e gjejnë atë «më shumë negative», ndërsa 2 për qind «shumë negative». ks