Kush janë emrat më të pëlqyer në Zvicër?

Në bazë të 85’300 lajmërim lindjeve vitin e kaluar, Enti Federal i Statistikave nxjerr emrat më të përhapur për djem dhe për vajza në Zvicër – atë gjermane, franceze, italiane dhe retoromane. Në total prijnë emrat Mia dhe Noah.

Në Zvicrën gjermane edhe në vitin 2014 prijnë emrat Mia dhe Noah. Në vend të dytë dhe të tretë vijnë ato Lara e Emma te vajzat dhe Leon e Luca te djemtë. Transmeton Tages Anzeiger.

Sipas vlerësimit të 85’300 lajmërimeve të lindjeve nga Entit Federal i Statistikave, edhe vitin e kaluar prindërit në pagëzimin e fëmijëve të tyre kanë marrë emrat e përhapur deri tani. Mia, si emër printë te vajzat nga viti 2011, ndërsa Noah te djemtë është më i përhapuri prej katër vitesh. Emrat Leon dhe Luca zinin vendin e dytë e të tretë edhe në vitin e kaluar. Te vajzat, emri Lara ka avancuanr nga vendi i nëntë në të dytin, kurse emri Emma ka kaluar nga vendi i tetë në të tretin.

Vendin e katërt deri te i gjashti te djemtë, në Zvicrën gjermane e zënë emrat Levin, David dhe Elias; kurse te vajzat – Laura, Anna dhe Sara. Në Zvicrën franceze nga 2004-ta numër një te vajzat është emri Emma, pas tij vijnë Eva dhe Léa. Te djemtë në Zvicrën franceze prijnë emrat Gabriel, Liam dhe Lucas. Në Zvicrën italiane, në vitin 2014 më të përhapur te djemtë ishin emrat Leonardo, Gabriel dhe Liam; kurse te vajzat – Giulia, Sofia dhe Emma. Në viset retoromane i pari është emri Andrin, pastaj vjen Nino. Dhjetë emra zënë vendin e tretë, ata janë njëlloj të përhapur. Te vajzat retoromane të parë janë emrat Luana dhe Léonie. ks