Kush është Sepp Blatter?

Dy ditë pas zgjedhjes për të pestën herë kryetar i Federatës Botërore të Futbollit, Blatter u desh të dorëhiqet. Po kush është, për ndryshe, njeriu i parë i futbollit në botë për katër mandate e ca?

Kryeteri i ri Federatës Botërore të Futbollit është ai i vjetri. Ai është 79 vjeç dhe misteret lidhur me personin e tij fillojnë nga emri. Ai njihet si Sepp Blatter. Veten e quan Joseph S. Blatter. Ndërsa ka lindur si Josef Blatter në Visp të kantonit të Valisit në Zvicër.

Blatter – kjo është e njëjtë në të gjitha emërtimet e tij – shkollimin fillor dhe të mesëm e ka ndjekur në vendlindjen e tij, pastaj në Sion dhe Saint-Maurice. Në Shkollën e Lartë Ekonomike të Lozanës ka kryer për ekonomi politike. Shtatëdhejtëenëntë-vjeçari ka qenë i martuar tre herë. Njëra nga gratë tij është e bija e një ish-funksionari të lartë të Fifa-s. Blatter ka një vajzë, të cilën, siç raportojnë mediat zvicerane, e sjell në vëmendje të opinionit publik sidomos kur i duhet për imazhin e tij njerëzor.

Kur punët ecin si orë Zvicre

Nga mosha 12 deri 35-vjeç, Blatter është marrë aktivisht me futboll. Ka luajtur edhe në ekipet e amtore të ligës zvicerane. Ai ka një karierë të bujshme në organizata dhe ndërmarrje zvicerane. Për pesë vite Blatter ka qenë sekretar i Shoqatës të Trafikut të kantonit të prejardhjes. Dy vite ka ushtruar funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Unionit Zviceran të Hokey-t. Dy vite të tjera ka qenë përgjegjës për mediat i Fderatës së Shoqatave Sportive të Zvicrës. Në vitin 1968 Blatter kalon në sektorin privat ku punon për gati dhjetë vite si drejtor për marrëdhënie publike i prodhuesit zviceran të orëve Longines. Dhe po thuj se nga këtu karriera e tij ka ecur me precizionin orëve të Zvicës.

Në vitn 1970 Blatter kalon në botën e administrimit të futbollit dhe futet në kryesinë e një shoqate kantonale të futbollit në Zvicrër. Në vitin 1975 ai shkel në Fifa. Me rekomandimin e shefit të bordit të Addidas-it, Blatter emërohet drejtor i programeve të zhvillimit në Federatën Botërore të Futbollit. Për Blatter nuk ka pasur më mbrapsht! Ai i ka shfrytëzuar të gjitha lidhjet e mundshme për të bërë karrierë. Njëlloj me përkrahjen e shefit të Addidas-it, nga viti 1981 deri në vitin 1998 Blatter ka ushtruar funksionin e sekrtarit të përgjithshëm të Fifa-s. Në 90-tën u bë drejtor ekszekutiv i saj, me kompetenca shtesë dhe në 1998 Joseph S. Blatter u zgjoh kryetar i Fifa-s. Ai ka shijuar gjithmonë diçka shtesë: Si drejtor i Fifa-s, Blatter zyrën e ka pasur në rezidencën e Addidas-it në Zvicër, nga i cili edhe është paguar. Si kryetar i organizatës, ai vendosi një rrogë për postin e tij, i cili deri atëherë kishte qenë një funksion vullnetar, kumtimi i së cilës është bishtëruar vazhdimisht.

Dyshime rreth më rreth

Në vitn 2007, në një intervistë për një gazetë zvicerane, Blatter ka bërë publike se rroga e tij vjetore është një milion dollarë. Ai është akomoduar në një rezidencë luksoze të organizatës që drejton në Cyrih. Një artist i angazhuar për një ballo të organizatës, André Heller, kishte deklaruar: «Ai ecë me një eskortë që ndrin nga lampat e kaltërta para e mbrapa, a thu se flitet për presidentin e Amerikës dhe të Francës në një person».

Joseph S. Blater konfirmohet vazhdimisht si kryetar i Federatës Botërore të Futbollit. Ndërkohë që procesi i zgjedhjes raportohet të jetë karakterizuar vazhdimisht nga marifete e truqe, në të cilat kundërkandidatët e tij ose tërhiqen, ose e humbasin garën me të. Ai është një mjeshtër i pushtetit. Së fundmi ia doli të triumfojë në kryesi, pavarësisht aferave korruptive që shpërthyen vetëm ndonjë ditë para se të rizgjidhej përsëri në krye të Federatës. Gjatë zgjedhjes së tij të parë, ai akuzohet se i ka blerë votat. Një gazetar britanik, David Yallop, e akuzon se ai ka dhënë nga 50’000 dollarë për secilën nga 22 votat e nevojshme për fitoren e tij. Blatter ia arriti ta ndalojë qarkullimin e librit të gazetarit në Zvicër. Me zarfe dhe femra të bukura janë joshur delegatët, thuhet. «Fifa është krejt agresion dhe testosteron», është shprehur njëherë një bashkëpunëtor i tij. Me rastin e rizgjedhjes së Blatter në krye të Federatës, kjo shumë shkonte në 100’000 dollarë, ka akuzuar një delegat. Për këtë deklaratë, Farah Addo u dënua nga një gjykatë zvicerane me 100’000 franga dëmshpërblim për Blatter.

Aferat – bashkëudhëtarë

Një ndër skandalet më të bujshme, ku apostrofohet edhe Blatter, është e ahtuquajtura «Afera ISL». Firma për marketing sporti është akuzuar për ryshfet të dhënë funksionarëve të Fifa-s, nër to edhe një miku dhe pararendësit të Blatter, João Havelange. Raportohet se Blatter si sekretar gjeneral ka ditur për aferën dhe nuk ka ndërmarrë asgjë kundër saj. Ai vet ka folur për provizione dhe jo ryshfet. Procedimi i lëndës është ndërprerë kundrejt një pagese prej 5,5 milionë frangave nga ana e Fifa-s.

Blatter ka qenë thumbuar vazhdimisht për menaxhment të keq financiar. Një vit pas zgjedhjes së tij si kryetar, sekretari i përgjithshëm i Fifa-s e akuzoi për një humbje prej 100 milion dollarësh në fushën e marketingut. Padia u mbyll nga një gjykatë zvicerane, hetimi intern u pengua nga një veto e Blater-it, kurse sfiduesi i tij u largua nga posti. Në vitin 2004 Blatter u sulmua për shkak të proncimeve të tij në një intervistë lidhur me futbollin e grave. Ai kishte pleduar për një veshje më feminine në futbollin e grave, sipas modelit të volejbollit. Kjo do të kërkonte gjenerimin e mjeteve nga induastria e kozmetikës dhe ajo e modës.

Blatter para dy ditësh u zgjodh për të pestën herë në krye të Federatës Botërore të Futbollit. Nga viti 1999 ai është anëtar i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik. / ksDy ditë pas zgjedhjes për të pestën herë kryetar i Federatës Botërore të Futbollit, Blatter u desh të dorëhiqet. Po kush është, për ndryshe, njeriu i parë i futbollit në botë për katër mandate e ca?

Blatter para dy ditësh u zgjodh për të pestën herë në krye të Federatës Botërore të Futbollit. Nga viti 1999 ai është anëtar i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik. / ks