Kush e sheh jetën si të keqe, shkakton më shumë aksidente në trafik

Ata që i qasen jetës positivisht janë të fituar. Kush i qaset negativisht, bën më shumë gabime. Sidomos në trafik. Ky është razultati i një studimi shkencor.

Foto: Maridav / Shutterstock.com

Përgjithësisht mendohet se personat që llogarisin gjithmonë me më të keqen, kalojnë më sigurtë në jetë. Por, një gjë e tillë nuk ndodh gjithsesi me shoferët, i transmeton «20 Minuten» disa psikologë të akademisë së shkencave të Pekinit.

Ata kanë kryer një studim, për të cilin i kanë ndarë 38 burra dhe gra në dy grupe. Në njërin i kanë mbledhur shoferët e mirë, në tjetrin ata të cilët kishin një karrierë të palävdrueshme në trafik. Profesorët iu kanë treguar të gjithëve ca fotografi dhe i kanë vëzhguar se si reagojnë këta persona në rast motivesh neutrale dhe atyre negative.

Rezultati ka treguar atë që deri më tani vetëm ëshëtë pandehur: Ata shoferë që ishin karakterizuar si më pak të sigurt kishin reguar sidomos rrëmbyeshëm ndaj pamjeve të treguara. Një gjë e tillë kishte ndodhur në një masë më të vogël me shoferët e sigurtë. Gjithsesi këtë e rrëfejnë rezultatet e studimit të botuara në revistën shkencore «Plos One».

Si përfundim: Me një perceptim të shtrebëruar, negativ, njerëzit situatën e interpretojnë si më të keqe ose më të rrezikshme nga ç’është ajo në të vërtetë. Edhe regaimet e tyre janë joproporcionalisht të ashpra. Nga një sjellje e tillë impulsive rritet numri i aksidente, transmeton raporti. Prandaj studiuesit rekomandojnë një reagim mundësisht të arsyeshëm në trafik, duke e ngarë automjetin. ks