Kush e nget automjetin shpejt – premi më të lartë?




Disa shoqëri sigurimi veturash janë duke punuar në një sistem që i vrojton shoferët në kohë reale, raporton Tages Anzeiger, duke iu referuar Agjensisë Zvicerane të Lajmeve.

Kjo nuk është ende fiks, por gjithçka flet për atë se sigurimet janë të interesuara që t’i vrojtojnë klientët e tyre se si ata i japin automjetit, njofton TA duke iu referuar një hulumtimi të Agjensisë Zvicerane të Lajmeve – sda. Sistemi nuk garanton sekretin e të dhënave, ngre megjithatë dyshime media.

Mobiliar po merret me një projekt të ashtuquajtur «automjet i rrjetëzuar». Ideja është që një telefon inteligjent apo një çip të mund t’i tregojë sigurimit se ku gjendet filan vetura dhe cilat segmete rrugore ka kaluar ajo. Shpejtësia është vetëm një prej parametrave, i cili do të mirrej parasysh në përcaktimin e tarifës së sigurimit, është shprehur zëdhënësi i Mobiliar-it.

Kjo teknologji momentalisht është duke u testuar me punëtorë të Mobiliar-it. Besohet se ajo mund ta revolucionarizojë sigurimin e automjeteve: «Në të ardhmen mund të ofrojmë tarifa që bazohen në përdorimin e vërtetë të automjeteve, për shembull në bazë të asaj se sa kilometra kanë kaluar ato», është shprehur përgjegjësi për inovacion i Mobilar-it.

Duhet të mund të lokalizohen shoferët, por sigurimi nuk është i sigurtë nëse dëshiron vërtet ta instalojë këtë sistem. Kjo do të varet shumë nga ajo se si do ta presin klientët këtë ide.

Faktori shpejtësi

Me një gjë të tillë, sigurimi do të ishte vazhdimisht në dijeni të shpejtësisë me të cilën klientët e tyre ngasin automjetin. Në bazë të kësaj, ai pastaj mund t’i përshtasë tarifat e sigurimit, dhe atyre që e ngasin makinën më shpejtë t’u kërkojë më shumë para. Mobiliar-i megjithatë e zbut një çikë, raporton media: Shpejtësia është vetëm njëri prej parametrave që do të merren parasysh. «Më i rëndësishëm është numri i aksidenteve»; për agjensionin, ky do të kishte një efekt parandalues. Me këtë njerëzit do të kishin më shumë kujdes në mënyrën se si i japin makinës.

Edhe shoqëria e sigurimeve Vadoise po punon në një ‹makinë të rrjetëzuar›. Dhe me këtë ajo synon që shoferëve të përmbajtur t’u mundësojë lehtësira në tarifa. Mirëpo ky nuk është qëllimi kryesor i këtij shërbimi të ri. Më me rëndësi është që në rast të një defekti me automjetin të ndodhemi frik në vendin e ngjarjes, ka deklaruar përgjegjësja për media e Vadoise.

Regjistruesi i ngarjes së automjetit

Shoqëria e sigurimeve AXA Winthertur tanimë e ka kaluar fazën e testimit, njofton media. Ajo u ofron shoferëve të rinj zbritje ndërmjet 15 dhe 25 për qind, nëse ata janë të gatshëm që në automjetin e tyre të instalojnë një «Drive Recorder». Ky aparat i regjistron rrugët që ka përshkuar automjeti. Sipas sigurimit, sa më e kujdesshme të jetë ngarja e makinës, aq më i madh do të jetë përfitimi nga zbritja në tarifa.

Sigurimi mendon se me ofertën e tij për tarifa të ulta do t’i nxisë edhe të tjerët t’i bashkangjiten kësaj eduake trafiku dhe këtij sistemi. Problemi qëndron në atë se nuk mund të parandalohet krijimi i një profili të klientit, është shprehur specialisti i komunikimit i të Ngarkuarit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave, Hanspeter Thür.

Dyshohet se shoqëritë e sigurimeve informacionet për shpejtësinë e klientëve mund t’i përdorin për t’i përshtatur edhe tarifat e tyre për sigurimin e jetës: Ai që i jep më shumë, duhet edhe të paguajë më shumë.

Si Mobiliar, ashtu edhe Vadoise e refuzojnë një gjë të tillë. Sipsa të parit, shpejtësia nuk është as për së afërmi faktori që shkakton më së shumti vdekje. Kurse Vadoise pohon se rreziqet do të vlerësohen mbi bazën e të dhënave mjekësore.

«Big Brother»?

Pra nuk është fjala vetëm për shpejtësinë e ngarjes së automjetit. Me këtë, shoqëritë e sigurimeve mund t’i ndjekin edhe shprehitë e kllientëve të tyre, si për shembull ku frekuentojnë ata më shpesh. «Mos po konkretizohet me këtë fantazma e ‹Big Brother›-it?», pyet media.

AXA Winterthur siguron se qasje në të dhënat e klientit do të kenë vetëm sigurimi dhe klienti vet. Dorëzimi i këtyre të dhënave autoriteteve përjashtohet plotësisht, përveç në raste juridike të justifikuara mjaftueshëm.

Sipas të ngarkuarit për mbrojtjen e të dhënave, sigurimet po angazhohet vërtet për mbrojtjen e të dhënave të klientëve. Mirëpo, duke u nisur nga fakti që sasi të mëdha të dhënash regjistrohen në mënyrë të centralizuar, procesi vrojtohet me vëmendje dhe në mënyrë kritike. Palët dakordohen të mbesin në kontakt. / ksDisa shoqëri sigurimi veturash janë duke punuar në një sistem që i vrojton shoferët në kohë reale, raporton Tages Anzeiger, duke iu referuar Agjensisë Zvicerane të Lajmeve.

Kjo nuk është ende fiks, por gjithçka flet për atë se sigurimet janë të interesuara që t’i vrojtojnë klientët e tyre se si ata i japin automjetit, njofton TA duke iu referuar një hulumtimi të Agjensisë Zvicerane të Lajmeve – sda. Sistemi nuk garanton sekretin e të dhënave, ngre megjithatë dyshime media.

Mobiliar po merret me një projekt të ashtuquajtur «automjet i rrjetëzuar». Ideja është që një telefon inteligjent apo një çip të mund t’i tregojë sigurimit se ku gjendet filan vetura dhe cilat segmete rrugore ka kaluar ajo. Shpejtësia është vetëm një prej parametrave, i cili do të mirrej parasysh në përcaktimin e tarifës së sigurimit, është shprehur zëdhënësi i Mobiliar-it.

Kjo teknologji momentalisht është duke u testuar me punëtorë të Mobiliar-it. Besohet se ajo mund ta revolucionarizojë sigurimin e automjeteve: «Në të ardhmen mund të ofrojmë tarifa që bazohen në përdorimin e vërtetë të automjeteve, për shembull në bazë të asaj se sa kilometra kanë kaluar ato», është shprehur përgjegjësi për inovacion i Mobilar-it.

Duhet të mund të lokalizohen shoferët, por sigurimi nuk është i sigurtë nëse dëshiron vërtet ta instalojë këtë sistem. Kjo do të varet shumë nga ajo se si do ta presin klientët këtë ide.

Faktori shpejtësi

Me një gjë të tillë, sigurimi do të ishte vazhdimisht në dijeni të shpejtësisë me të cilën klientët e tyre ngasin automjetin. Në bazë të kësaj, ai pastaj mund t’i përshtasë tarifat e sigurimit, dhe atyre që e ngasin makinën më shpejtë t’u kërkojë më shumë para. Mobiliar-i megjithatë e zbut një çikë, raporton media: Shpejtësia është vetëm njëri prej parametrave që do të merren parasysh. «Më i rëndësishëm është numri i aksidenteve»; për agjensionin, ky do të kishte një efekt parandalues. Me këtë njerëzit do të kishin më shumë kujdes në mënyrën se si i japin makinës.

Edhe shoqëria e sigurimeve Vadoise po punon në një ‹makinë të rrjetëzuar›. Dhe me këtë ajo synon që shoferëve të përmbajtur t’u mundësojë lehtësira në tarifa. Mirëpo ky nuk është qëllimi kryesor i këtij shërbimi të ri. Më me rëndësi është që në rast të një defekti me automjetin të ndodhemi frik në vendin e ngjarjes, ka deklaruar përgjegjësja për media e Vadoise.

Regjistruesi i ngarjes së automjetit

Shoqëria e sigurimeve AXA Winthertur tanimë e ka kaluar fazën e testimit, njofton media. Ajo u ofron shoferëve të rinj zbritje ndërmjet 15 dhe 25 për qind, nëse ata janë të gatshëm që në automjetin e tyre të instalojnë një «Drive Recorder». Ky aparat i regjistron rrugët që ka përshkuar automjeti. Sipas sigurimit, sa më e kujdesshme të jetë ngarja e makinës, aq më i madh do të jetë përfitimi nga zbritja në tarifa.

Sigurimi mendon se me ofertën e tij për tarifa të ulta do t’i nxisë edhe të tjerët t’i bashkangjiten kësaj eduake trafiku dhe këtij sistemi. Problemi qëndron në atë se nuk mund të parandalohet krijimi i një profili të klientit, është shprehur specialisti i komunikimit i të Ngarkuarit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave, Hanspeter Thür.

Dyshohet se shoqëritë e sigurimeve informacionet për shpejtësinë e klientëve mund t’i përdorin për t’i përshtatur edhe tarifat e tyre për sigurimin e jetës: Ai që i jep më shumë, duhet edhe të paguajë më shumë.

Si Mobiliar, ashtu edhe Vadoise e refuzojnë një gjë të tillë. Sipsa të parit, shpejtësia nuk është as për së afërmi faktori që shkakton më së shumti vdekje. Kurse Vadoise pohon se rreziqet do të vlerësohen mbi bazën e të dhënave mjekësore.

«Big Brother»?

Pra nuk është fjala vetëm për shpejtësinë e ngarjes së automjetit. Me këtë, shoqëritë e sigurimeve mund t’i ndjekin edhe shprehitë e kllientëve të tyre, si për shembull ku frekuentojnë ata më shpesh. «Mos po konkretizohet me këtë fantazma e ‹Big Brother›-it?», pyet media.

AXA Winterthur siguron se qasje në të dhënat e klientit do të kenë vetëm sigurimi dhe klienti vet. Dorëzimi i këtyre të dhënave autoriteteve përjashtohet plotësisht, përveç në raste juridike të justifikuara mjaftueshëm.

Sipas të ngarkuarit për mbrojtjen e të dhënave, sigurimet po angazhohet vërtet për mbrojtjen e të dhënave të klientëve. Mirëpo, duke u nisur nga fakti që sasi të mëdha të dhënash regjistrohen në mënyrë të centralizuar, procesi vrojtohet me vëmendje dhe në mënyrë kritike. Palët dakordohen të mbesin në kontakt. / ks