Kush e do më shumë Shqipërinë, Ahmeti apo Çelaj

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, sonte, përmes llogarisë vet të Facebookut ka polemizuar me shefin e grupit të asamblistëve të PDK-së të kryeqytetit Lirak Çelajn, transmeton Koha.net.




Polemika, sipas asaj që ka postuar Ahmeti, është bërë pasi Çelaj e paska akuzuar kryetarin e Prishtinës se nuk e do Shqipërinë.
E gjithë kjo ndodhi pasi asamblistët e DK-së dhe të PDK-së bojkotuan mbledhjen e jashtëzakonshme që e kishte thirrur Vetëvendosje.

Ahmeti ka shkruar:
Lirak Çelaj që bojkotoi sot seancen për ambasaden paska thënë se unë nuk e dua Shqipërine dhe si dëshmi e kësaj paska thënë të më pyesni se kur kam udhëtuar për herë të parë në Shqipëri.
Kjo mënyrë e argumentimit nuk e di a meriton përgjigje.
Nuk e di se ku ka udhëtuar për herë të parë Liraku e kur, por nuk besoj se ajo mat dashurinë e Lirakut për ato destinacione.
Në fakt nuk është garë dashurie.

Është vendim për ambasaden e republikes se Shqipërisë me të cilin pajtohesh apo jo. Të gjitha do vendoseshin në mbledhje. Diskutimet kanë qenë disa mujore. Pronësia e pastër. Arsyetimi i drejtë. Lokacioni i duhur.

Por, meqë jemi te te tema e dashurisë, një gjë është e qartë, dashuria për përvetësimin e pronave shoqërore e ka sjellë Prishtinen e Kosoven në këtë gjendje. E pasojat do ti bartim me vite. Dita dites po zbulojme vendime e synime , disa ende të parealizuara e disa te realizuara moti.